Koreja e Veriut nuk ndalet para asgjëje. Pasi njoftoi fillimin e testimit të 5 bërthamor Pheniani tashmë i kërkon SHBA ta njohin legjitimisht si një shtet bërthamor.
Lajmi u konfirmua nga agjensia e shtetit Kcna. Në një komunikatë për mediat ministri i punëve të jashtme u shpreh se presidenti Obama po përpiqet që me të gjitha forcat të mohojë pozicionin strategjik të Republikës popullore demokratike të Koresë si një shtet i dhënë pas testeve bërthamore.
Qeveria edhe një herë konfirmoi se test ii pestë bërthamor ishte një përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimeve amerikane dhe shtoi se fuqia bërthamore do të përmirësohet në sasi dhe në cilësi.
Në 9 shtator Pheniani vendosi të realizojë testin e 5 bërthamor duke i acaruar edhe më tej marrëdhëniet ndërkombëtare me Washingtonin , Seulin dhe jo vetëm.
Shtetet e Bashkuara njoftuan se po marrin në konsideratë sanksione të reja amerikane, përveç atyre që priten të vendosen nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut.
Ndërsa kjo efundit nga ana tjetër kërcënon se nëse Koreja e veriut shfaq shenjat e para të ndërmarrjes së një sulmi bërthamor atherë do të vërë në zbatim planin e saj për asgjesimin e kryeqytetit koreano – verior.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO