Koreja e Veriut teston një raketë lundruese

Koreja e Veriut teston një raketë lundruese

Koreja e Veriut duke kryer testimin e parë të një rakete "Pulhwasal-3-31", fotografi e publikuar nga media shtetërore. 25 janar, 2024

Koreja e Veriut tha të enjten se ka testuar fluturimin e parë të një rakete të re lundrimi, ndërsa zgjeron aftësitë e saj ushtarake përballë thellimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe fqinjët.

Raporti në median shtetërore erdhi një ditë pasi ushtria e Koresë së Jugut tha se zbuloi Veriun duke gjuajtur disa raketa lundrimi në ujërat e bregdetit perëndimor. Nuk u dhanë më shumë detaje lidhur me numrin e raketave të lëshuara ose karakteristikat e tyre të fluturimit.

Media shtetërore e Koresë së Veriut tha se raketa “Pulhwasal-3-31” është ende në fazën e saj të zhvillimit dhe se lëshimi nuk përbën kërcënim për fqinjët. Koreja e Veriut përshkroi raketën si "strategjike".

Lee Sung Joon, zëdhënës i shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, tha se raketat fluturuan në një distancë më të shkurtër se raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut më parë, që sipas tij, Veriu po përpiqej të përmirësonte performancën e sistemeve ekzistuese.

Yang Uk, një analist në Institutin për Studime të Politikave Asan në Seul, tha se Koreja e Veriut po përpiqet të nxjerrë në pah arsenalin e saj diversifikues të armëve me aftësi bërthamore, për të rritur presionin ndaj kundërshtarëve.

Koreja e Veriut kreu testimin e parë të një rakete lundrimi për sulme të mundshme bërthamore në shtator 2021. Prej atëherë, Koreja e Veriut ka kryer të paktën dhjetë raunde testimesh të atyre që i përshkroi si raketa lundrimi me rreze të gjatë të shkrepura nga toka dhe nga deti.

Raketat e lundrimit të Koresë së Veriut priren të tërheqin më pak interes sesa raketat balistike, sepse ato nuk janë të ndaluara në mënyrë specifike nga ndonjë rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Analistët, megjithatë, argumentojnë se raketat e lundrimit me sulm tokësor me rreze të mesme veprimi nuk janë më pak kërcënim sesa raketat balistike, dhe sipas tyre janë një kërcënim serioz nga Koreja e Veriut.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka ofruar predha artilerie, raketa dhe furnizime të tjera për Rusinë për luftën e saj në Ukrainë, ndoshta në këmbim të ndihmës ekonomike dhe teknologjisë ushtarake.

Si Pheniani, ashtu edhe Moska, kanë mohuar se Koreja e Veriut po dërgonte armë në Rusi./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë