Koreja e Veriut vijon dërgimin e balonave me mbetje drejt Jugut, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Seulit

Koreja e Veriut vijon dërgimin e balonave me mbetje drejt Jugut, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Seulit

Një qeskë plastike me mbeturina në Seul

SEUL - Koreja e Veriut ka lëshuar rreth 500 balona të mbushura me mbeturina në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan autoritetet ditën e sotme. Për pasojë fluturimet u ndërprenë, ndërsa çatia e një ndërtese banimi u përfshi nga flakët.

Balonat janë pjesë e një fushate të vazhdueshme të Phenianit kundër disidentëve koreanoveriorë dhe aktivistëve të Koresë së Jugut, të cilët rregullisht dërgojnë përmes balonave afishe kundër Phenianit, medikamente, para dhe USB me përmbajtje të ndryshme muzikore dhe filmike të Koresë së Jugut, raporton Reuters.

Një balonë e dyshimtë shkaktoi pezullimin e nisjes dhe uljes së avionëve në aeroportin Gimpo të Seulit për dy orë të mërkurën mbrëma, njoftoi një zytar i aeroportit.

Gjatë javëve të fundit, balonat kanë ndikuar disa herë në punën e aeroportit kryesor ndërkombëtar të Koresë së Jugut, Incheon.

Në provincën e Gieongit afër Seulit, një balonë shkaktoi zjarr në një ndërtesë banimi, i cili u shua me ndihmën e zjarrfikësive.

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se disa nga balonat përmbanin pasisje që mund të shkaktojnë zjarre.

“Një kohëmatës u është vendosur balonave me mbeturina për t’i shpërthyer ato pas një kohe të caktuar, në mënyrë që mbeturinat që gjenden brenda tyre të shpërndahen”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Lee Sung-jun.

Sipas tij, 480 balona, shumica e të cilave të mbushura me letra dhe plastikë, kishin hyrë në territorin e Koresë së Jugut deri të enjten.

Të mërkurën, balonat e Koresë së Veriut arritën deri në afërsi të zyrave presidenciale në Seul, të cilat ruhen me masa të rrepta sigurie.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online