Koreja Veriore ka lëshuar të dielën disa raketa balistike në ujërat lindorë, duke kryer kështu testimet e para këtë muaj. Pheniani ka lëshuar numër rekord të raketave balistike këtë vit – më shumë se 60 – si dhe ka testuar disa raketa balistike interkontinentale.
Ushtria e Koresë Jugore ka identifikuar vëzhgimin e dy raketave verikoreane. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane, raketat janë lëshuar me 50 minuta dallim prej njëra-tjetrës, mirëpo nuk ka dhënë hollësi për llojin e saktë të raketës dhe sa gjatë kanë fluturuar. Mirëpo ushtria jugkoreane kanë thënë se ka zgjeruar spektrin e vëzhgimit dhe është në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët japonezë kanë thënë se dy raketa kanë rënë në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, mirëpo nuk ka raportime për lëndime njerëzore. Ata e kanë kritikuar Korenë Veriore për kërcënim të sigurisë së Japonisë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar. Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017 dhe është raportuar se po përgatitet për testimin e shtatë.
Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore. Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje. Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.7%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9759
Lajme të tjera
-
SHBA stërvitje ushtarake të përbashkët me Seulin, Koreja e Veriut lëshon raketë drejt detit
20 Mars, 08:13
-
Kim Jong tremb sërish, testimi i raketës balistike “pushtoi” ujërat e Gadishullit mes Koresë së Jugut dhe Japonisë
19 Mars, 12:01
-
Koreja e Veriut: 800 mijë të rinj janë regjistruar për të luftuar si vullnetarë kundër imperialistëve amerikanë
18 Mars, 12:18
-
Koreja e Veriut lëshon raketë ndërkontinentale në përgjigje të stërvitjeve të SHBA-ve dhe Seulit
17 Mars, 07:42
-
Koreja e Veriut lëshon raketë balistike para takimit Kore e Jugut-Japoni
16 Mars, 07:59
-
Seuli: Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike
14 Mars, 07:58
-
Mungesa e ushqimit në Korenë e Veriut, ekspertët: Mund të ketë pasoja vdekjeprurëse! Vendi ndodhet në situatën më të keqe
4 Mars, 15:24
-
Zi buke në Korenë e Veriut, mungesa e ushqimit shton shqetësimet për ekspertët: Duhet të hapin kufijtë ose do përkeqësohen gjërat
4 Mars, 08:32
-
SHBA vendos sanksione ndaj tre kompanive dhe dy individëve për gjenerimin e paligshëm të të ardhurave për Korenë e Veriut
1 Mars, 19:20
-
Raporte për vdekje nga uria në Korenë e Veriut, Kim Jong Un kërkon ndryshim rrënjësor në bujqësi
28 Shkurt, 10:11
-
Koreja e Veriut një tjetër 'sulm' ndaj sjelljeve perëndimore, 6 muaj punë të detyruar për prindërit që lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywood-it
25 Shkurt, 15:47
-
SHBA: OKB të dënojë testet raketore të Phenianit
21 Shkurt, 12:11