Sonte në Botërori+, pavarësisht se nuk ka pasur ndeshje, të ftuarit e përhershëm Karriqi,Mikela si dhe i ftuari special koreografi i njohur Arjan Sakniqi kanë analizuar skemën me gjysëmfinalistet dhe finalistëtë e këtij Botërori. Franca dhe Anglia shihen patjetër si gjysëmfinaliste madje Arjan Sakniqi mendon se Franca do të jetë fituesja e këtij Kampionati Botëror.
Çfarë duhet për të realizuar një penallti?
Karriqi: E para të shikosh mirë portën, të godasësh me paragjykim, ta gjuash topin me këmbën që gjuan më mirë. Lojtari duhet të llogarisë shpejtësinë e goditjes me portierin. Duhet të dish favoret e tua dhe disfavoret e portierit.
Si ia bëni me balerinët e lodhur?
Arjan Sukniqi koreograf: Varet momenti, stresi është një ndër faktorët kryesor që ndikon në lodhjen e shpejtë, më pas vjen situata e moshës, pak a shumë si futbollistët.
Cilat janë skuadrat finaliste sipas jush?
Albert Karriqi: Franca dhe Anglia. Franca i ka të gjitha, problemi i vetëm është Pogba. Një ekip është i rrezikshëm kur është i shpejtë në sulm dhe kundërsulm. Në sfidën me Suedinë kam dëshirë kam që të dalë Anglia. Por duhet të heqë Dele Alli nga formacioni sepse nuk është për asgjë.
Arjan Sukniqi: Brazil-Kroaci. Mendoj se del Kroacia. Neymar nuk më pëlqen fare, është antipatik për gjithë shikuesit. Një mendjemadh, grindavec, nuk është fair, një neglizhent. Unë jam pro Varit. Unë mendoj se Kroacia nuk është si Spanja.Spanja ishte si grahma e fundit. Anglia është e sigurt që do ta shqyejë Suedinë. Kupën e ngre Franca. Brazilin e shikoj si një ansmabël. Tek Franca nuk shoh solista. Pulsojnë shumë veta përnjëherësh.
A ishte në nivelin e ndeshjes arbitri sepse dukej sikur bënte shumë pauza?
Karriqi: Problemi më i madh është gjykimi. Gjykimi i ka ngelur Kolinës por duhet të ridimensionohet.
(Skema me skuadrat e çerekfinales)