Koreografi me famë botërore
Angjelin Prejlocaj rikthehet në Tiranë

Koreografi me famë botërore<br />Angjelin Prejlocaj rikthehet në Tiranë
Koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj pritet të vijë me një shfaqje në Tiranë më 4 tetor.

Ambasada Franceze njofton se në Pallatin e Kongreseve do të shfaqet një premierë botërore, që është edhe krijimtaria më e re e Preljocajt.
Bëhet fjalë për premierën “Trait d’union @creation 2017” (Shpallja e krijimit dhe bashkimit 2017).

Ky balet është krijuar sipas një duoje mashkullore të vitit 1989, që është një kërcim trup me trup ‘poetik dhe pasionant’ i shkruar mbi muzikën koncertore të Bahut dhe i interpretuar nga Glenn Gloud.

Premiera e Preljocajt në Tiranë kushton nga 1500 deri 2500 lekë. Shfaqja është programuar nga Instituti Francez, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme.

Ambasada franceze njofton se biletat online që nga tani janë në dispozicion të audiences, ndërsa duke nisur që nga 27 shtatori ato mund t’i gjeni edhe pranë Pallatit të Kongreseve, shkruhet në faqen zyrtare të Amabsadës.

Koreografi shqiptaro-francez ka lindur në France në vitet ‘50 në një familje emigrantësh të arratisur nga Shqipëria që kishin mbërritur vetëm pak ditë para lindjes së tij. Në Francë ai u bë një yll i baletit dhe më pas një koreograf me famë botërore.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime