Koreografi portugez:4 Pieces për të
 rritur artistikisht balerinët e TKOB

Koreografi portugez:4 Pieces për të<br /> rritur artistikisht balerinët e TKOB
Një teknikë e jashtëzakonshme e baletit modern në lëvizje të shpeshta, ritmi të shpejt dhe komunikimit të fort trup më trup u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nga balerinët e këtij teatri nën koreografinë e portugezit Daniel Cardoso.

Baleti “4 Pieces”, ishte i ndarë në katër koreografi të Cardosos në të cilat e fundit “Fado” kishte teknikën më të fortë, njëkohësisht, dhe pjesa më e vlerësuar edhe në gjithë botën.

4 pieces

Skenografia dhe kostumografia ishin konceptuar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme për të bërë të mundur që trupi i balerinëve të komunikonte më tepër me publikun. Kjo është hera e dytë për koreografin portugez Cardoso pas suksesit të baletit “Impact & Table” në TKOB.

Në një interviustë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” ai u shpreh që këto pjesë përmirësojnë ritmit artistik të balerinëve tanë.

“Unë kam bashkuar dhe kam sjellë pjesët që janë më të vështira fizikisht nga balerinët për t`u interpretuar dhe ka një ndryshim të madh me koreografinë e parë që kam sjellë këtu. Kështu që ideja është që nuk do të prezantojmë produksionin por po punojmë për rritjen artistikisht të balerinëve. Dhe mendoj që ky program të rrit artistikisht në një mënyrë ndryshme nga koreografia e parë” - u shpreh Daniel Cardoso.

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër