Koreografi Preljocaj pritet me
entuziazëm në Tiranë

Koreografi Preljocaj pritet me<br />entuziazëm në Tiranë
Spektakli koreografik ‘Trade de Union@creation 2007’ me dy pjesë baleti premierë i Angjelin Preljocaj në Tiranë është pritur me entuziazëm nga publiku.

Dy balerinët e trupës së tij Glenn Gloud dhe Redi Shtylla kanë interpretuar një pjesë poetike dhe pasionante, një duo mashkullore rreth një kolltuku, që flet me gjuhën e trupit dhe krijon një tension të lartë fiziko-emocional, duke kaluar nga joshja tek çmenduria e dëshpëruar. 

Me këtë pjesë atletike balerinët kanë surprizuar duke përcjelle gjuhën e korografit Preljocaj me një dramaturgji të lartë, me levizjet kompakte në skenë dhe drithëruese. 

Më pas u shfaq pjesa për 6 kërcimtarë, që sipas Preljocaj mund të kuptohet si një stil jete. 

Ky balet kurorëzoi në Tiranë shfaqjen e parë botërore në kuadër të një turneu që Angjelin Preljocaj do të vijojë të shfaq në turneun në vendet e Ballkanit. 

Balerinët e trupës së Preljocaj duket sikur shkruajnë në skenë me gjuhë koregrafike dhe efektet e dritave. Nuk mungojnë dhe detajet piktorike mbresëlënëse. 

Publiku ka duatrokritur gjatë gjithë premierës. 

Angjelin Preljocaj ka lindur nga prindër shqiptarë në Francë, ku u bë i njohur për talentin e tij të pazakontë si balerin.

Që nga çasti kur krijoi kompaninë e tij të parë në vitin 1985, ai ka krijuar koreografitë e 50 pjesëve të baletit modern në skenat ndërkombëtare.

[gallery]24141[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.