GREQI – Policia kufitare greke sekuestroi 47 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në brigjet e ishullit të Korfuzit. Droga transportohej me skaf nga dy turq të cilët u arrestuan.

Sipas mediave lokale greke, kanabis sativa ishte marrë nga Shqipëria dhe transportohej nga dy shtetasit turq drejt Korfuzit. Dy trafikantët e kishin fshehur drogën në bregdetin verilindor të ishullit të Korfuzit.

droge

Policia greke nuk ka bërë të ditur identitetin e dy turqve të arrestuar, por mësohet se janë të moshës 48 vjeç dhe 55 vjeç.

Vlera e kanabis sativës të sekuestruar llogaritet të jetë rreth 45 mijë Euro.

Dy trafikantët turq të drogës që u arrestuan do të hetohen nga Prokuroria e Korfuzit për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.


jaht me droge



(v.gj/shqiptarja.com)