Korkuti:Ja pse u shkatërrua afresku
në kishën e Gjon Pagëzorit në Krujë

Korkuti:Ja pse u shkatërrua afresku<br />në kishën e Gjon Pagëzorit në Krujë
Një tjetër reagim për zhdukjen e afreskut të zbuluar në 2007-ën në Kishën e Shën Gjon Pagëzorit vjen nga Myzafer Korkuti. Sipas tij që nga ajo kohë pasojat e shkatërrimeve të këtyre veprave të trashëgimisë vijnë nga keqorganizimi institucional mes Instituteve të Trashëgimisë dhe Akademisë së Shkencave

“Shqetësimi i prof. Senerit është i drejtë, plotësisht i drejtë. Unë nuk kam t’i shtojë atij shqetësimi sepse edhe unë e kam ndjekur ecurinë e këtij monumenti që në fazën e parë ku atje u ndërtua një kishë e re. Ndërhyj pranë ambasadës italiane, na mbështeti në fillim, ndërhymë pranë ministrisë së Kulturës, pranë Institutit të Monumenteve u dhanë premtime edhe u tha që do ruhet dhe në fund si gjithnjë u mbulua..” tha ai.

afresku kruje

Korkuti thotë se unë jam specialist dhe përgjegjësinë ia kalon institutit të Monumenteve të Kulturës dhe ish drejtorit Apollon Baçe për shkatërrimin e Afreskut dhe thotë se është evidente që fondet janë shpërdoruar.

“Përgjegjësia për mua është e Institutit të Monumenteve, të përgjigjen në intervistën duhet të vazhdoni me ish-drejtorin e Institutit të Monumenteve po këtu është evidente që është shpërdoruar ajo që është dhënë për të mbështetur këtë monument të përgjigjen ata që janë sepse ka shumë raste të tjera dhe asnjëherë nuk është llogari për këto punë,” u shpreh Korkuti.

Por arkeologu dhe kryetari aktual i Akademisë së Shkencave, Korkuti mendon se mes specialistëve të akademisë e punonjësve të institutit te monumenteve ka një ndarje dhe mungesë bashkëpunimi, ndaj ai iu apelon pushtetarëve që të kthehen strukturat në varësi të akademisë dhe specialistëve që të jenë bashkuar dhe të mbrohet trashëgimia. 

“Ne kemi kërkuar me kohë që të kthehet në strukturën që ka qenë Akademia e Shkencave me institutet albanalogjike dhe jo e shkëputur sepse ndodh që janë krijuar disa instanca disa institucione dhe secili bën punën e vet. I pafund është dëmi dhe do vazhdoj po të jetë kështu dëmi,” apeloi ai.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë