Situata e krijuar nga koronavirusi i ka lënë pa punë.
Në kërkim të një pune të përditshme në atë që në Vlorë quhet "Sheshi Omonia", për dhjetra të papunë që e sigurojnë bukën me çfarë të gjejnë, nga situata e krijuar kanë mbetur thuajse pa asgjë.
Prej rreth një muaji nuk kanë mundur të sigurojnë dot një punë, ndërsa ka edhe nga ata që prej sot, për shkak të mbylljes së biznesit ku ishin të punësuar kanë mbetur në rrugë të madhe.
Ndihmat që kanë marrë nuk u mjaftojnë, ndërsa me situatën e krijuar e kanë mjaft të vështirë. Edhe për shkak të mbylljes së lëvizjes numri i tyre nuk është i madh, sërish në shesh ka të tillë që kërkojnë punë dhe mbesin me shpresë.
Një nga qytetarët shprehet: "Qëndroj këtu për punë. Isha në firmë, dola nga firma dhe nga dje mbeta pa punë. Nuk e di se si do t'ia bëj tani, se sa do zgjasë kjo sëmundje. Jam katër veta në shtëpi, por ashtu si unë edhe nusja doli e papunë. Qëndroj deri në orën 12 këtu që është edhe afati. E di që nuk lejohet, por çfarë të bëjmë? Ku të shkojmë? Ne jemi me duar në xhepa. Vështirësi kemi shumë. Firma e ndërpreu punën dhe na dha 60% të rrogës."
Ndërkohë një tjetër qytetar deklaron: 'Kam gati një muaj e ca, që kur ka ardhur koronavirusi, jam pa punë. Unë jam vet i shtati dhe nuk e di si do shkojë halli, por na thonë se do të marrim ndihma po as ndihma dhe as asgjë. Shteti nuk po na ndihmon. Unë kam që 1991 që dal këtu për punë. jemi ankuar por nuk do t'ia dijë njeri. Këto ditë me të keq, si t'ia bëjmë? Kam marr disa ushqime, po mezi i mora. Na i dha bashkia po nuk dalin. Këto ditë nuk ka patur punë farë, le të them 1 muaj. tani dalim dhe me frikë se të vendosni gjobë."
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tufat e deleve po pakësohen në lumin e Vlorës! Jeta e vështirë e blegtorëve: S’kemi mbështetje, më shtrenjtë uji se qumështi
26 Janar, 16:31
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Sarandë
26 Janar, 15:00
-
Shisnin kokainë dhe kanabis në qytetin e Vlorës, 2 të arrestuar
26 Janar, 12:50
-
Vlorë/ Siguroi automjetin që u përdor në atentatin ndaj Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi! Autorët ende në arrati
25 Janar, 14:54
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Vlorë/ Kontrolle në një banesë në lagjen '10 Korriku', policia gjen një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë! Shpallet në kërkim 46-vjeçari (EMRI)
24 Janar, 10:34
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
Të maskuar me kapuça, vidhnin makina dhe dyqane, arrestohen 3 ‘skifterët’ e Vlorës (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 12:15
-
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
23 Janar, 11:21
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar, 17:46
Kemi marre ndihma nga bashkia por nuk na mjaftojne.Sa ndihma presin nga bashkia keta nuk e kuptoj mos presin te sigurojne ushwime per gjithe kohen.
PërgjigjuKete Gazetarin qe ka bere shkrimin dergojeni prape neser.te degjoj dhe ankesat e banoreve te lagjes.per keta punetore qe sjane fare nga Vora e ai i quan vlonjat.por edhe rremujen e kaosin qe shkaktojne prej 20 vjetesh.duke bllokuar trortuar e vende parkimi duke shkateruar pronen publike e ndotur vend e pa vend.ankesat tona si merrni parasysh edhe ju si bashkia vlore policia bashkiake apo dhe e-albania qe jemi ankuar shpesh.ndaj mos shkruani perallat e ketyre qe dite per dite vijne e rrijne te pire shtrire trotuarve duke na e bere e kthyher bashkjetesen ne komunitet ne nje koronavirus te vertet prej shume vitesh.ju flm
PërgjigjuTu merene lekete skafistave dhe tu shperndahene popullit
PërgjigjuGjynah vlonjatet populli me i mjeruare ne republike
Përgjigju