'Kemi kryer punë për këtë dynja ne o bir!' Koronavirus vështirson jetën e banorëve në Lezhë

Masat shtrënguese të qeverisë për mbrojtjen nga koronavirusi, po japin ndikimet e para edhe për shumë familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike në Bashkinë e Lezhës.

Bllokimi i lëvizjes prej disa ditës ka vështirësuar jetesën e qytetarëve, ndërsa kërkesat për ndihmë janë të shumta sidomos të atyre që janë prekur dhe nga tërmeti i 26-nëntorit 2019. Qytetaret tregojnë mbi vështirësitë që po përballen, duke kërkuar mbështetje për ti kaluar këto ditë të vështira në izolim.

Qytetari 1: "E para njëherë jemi duke mbetur pa bukë. Nuk janë duke na lënë për të shkuar me ble bukë, e kam makinën në oborr dhe nuk me lejojnë me ble. Jemi invalid me gjithë gruan."

Qytetari 2: "Të më ndihmojnë me ndonjë ndihme, ose lek, nuk kam asnjë lloj të ardhure."

Qyeteri 3: "Spyet njeri për ne. kemi kryer punë për këtë dynja ne o bir."

Gjatë 3 ditëve të fundit Bashkia Lezhë ka asistuar në ndihma ushqimore 394 familje në vështirësi ekonomike mes të cilëve dhe 70 të moshuar që jetojnë të vetmuar, por kërkesat dhe nevojat janë shumë herë më të mëdha.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja