1.697 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 21.167 raste aktive me COVID! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

1.697 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 21.167 raste aktive me COVID! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1,697 raste të reja me koronavirus nga 5,280 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç dhe dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 148 pacientë, 15 prej të cilëve në gjendje më të rënduar.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 21,167 raste aktive me COVID ndërsa 935 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve.

Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve pasi dje u regjistruan 2,163 raste dhe 3 viktima.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 745 në Tiranë, 89 në Durrës, 86 në Shkodër, 67 në Gjirokastër, 63 në Vlorë, 51 në Elbasan, 45 në Kamëz, nga 44 qytetarë në Lushnje, Fier, 34 në Lezhë, 31 në Berat, 29 në Sarandë, 27 në Mallakastër, 26 në Mat, 25 në Korçë, 24 në Dimal, 23 në Krujë, 20 në Vorë, 18 në Dibër, 15 në Devoll, 13 në Divjakë, nga 11 qytetarë në Delvinë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Tepelenë, Kuçovë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Roskovec, Kukës, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, nga 7 qytetarë në Pogradec, Këlcyrë, nga 6 qytetarë në Himarë, Kolonjë, Prrenjas, nga 5 qytetarë në Librazhd, Përmet, Selenicë, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Tropojë, Peqin, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Has, Konispol, Maliq, Belsh, nga 1 qytetar në Dropull, Libohovë, Fushë Arrëz.

Statistika (16 Janar 2022)
Raste të reja ditore         1697
Të shëruar në 24 orë       935
Të shtruar në spitale       148
Humbje jete në 24 orë    4
Testime ditore                 5280

Testime totale              1,576,865
Raste pozitive                 232,637
Raste të shëruara             208,201
Raste Aktive                      21,167
Humbje jete                         3,269

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            10157
Durrës             1736
Fier                 1613
Elbasan           1502
Shkodër          1308
Vlorë                1264
Gjirokastër       979
Berat               768
Lezhë              698
Korçë               683
Dibër                266
Kukës               193

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë