Koronavirusi/ 3 mujori i parë i 2020, perjudha më e keqe në dekada për ekonominë kineze

Koronavirusi/ 3 mujori i parë i 2020, perjudha më e keqe në dekada për ekonominë kineze

Ekonomia e Kinës sapo ka përjetuar periudhën e saj më të keqe tre-mujore në dekada, pasi pandemia e koronavirus detyroi pjesën më të madhe të vendit të mbyllet për javë të tëra.

Sipas statistikave të qeverisë të lëshuar të premten, ekonomia e dytë më e madhe në botë ka pësuar një rënie në 6.8% në tremujorin e parë të vitit 2020 në krahasim me një vit më parë.

Kjo është rënia më e keqe ekonomike për një tremujor të vetëm që Kina ka regjistruar që nga 1992.

Po ashtu është hera e parë që ekonomia e Kinës është zvogëluar që nga viti 1976, kur vdekja e kryetarit të Partisë Komuniste Mao Cedun i dha fund edhe një dekade të gjatë sociale dhe ekonomike në Kinë.

Rënia erdhi pas masave të rrepta të qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit në të gjithë vendin. Kjo është edhe më e keqe se rënia prej 6.5% që parashikuan analistët e anketuar nga Reuters.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja