Katër raste janë testuar në Shqipëri si të dyshuar me koronavirus, por fatmirësisht kanë rezultuar negativ. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus dhe rreziku për depërtimin e virusit në Shqipëri mbetet i ulët.
Ministria e Shëndetësisë ka ngritur dhoma të posaçme në çdo pikë kufitare, për monitorimin e rasteve te dyshuara si masë parandaluese e përhapjes së virusit 'vrasës'. Për çdo rast të dyshuar ndiqet një procedurë e posaçme dhe brenda 24 orëve bëhet transporti i tyre nga Urgjenca Mjekësore Kombëtare.
Në Spitalin Infektiv në QSUT janë ngritur dhomat e izolimit të cilat janë pajisura me mjetet përkatëse që nga pjesa e aparateve respiratore të monitorimit edhe sistemin e gazrave mjekësor, si dhe mjetet personale mbrojtëse. Gjithashtu janë marrë masat në Institutin e Shëndetit Publik për furnizimin me kite reagentë për kryerjen e analizës së koronaviruseve.
Në lidhje me organizmin e Karantinës Ministria e Shëndetësisë njofton se do të kryhet nëse do të jetë e nevojshme.
Koronavirusi ka shënuar deri tani 565 të vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar në të gjithë botën dhe shfaqet me simptomat e një gripi të thjeshtë si kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje.
Mund te kete te semure ne shqiperi sapo dola nga aeroportet ne aeroplan kishte kineze te shapllamosur dhe kur dolen nuk u pa ASNJERI qe ti ndalonin dhe ti Manson temperature ishte e frikeshme
Përgjigju