Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 549 raste të reja me koronavirus nga 2,964 testime të kryera, ndërsa dje u regjistruan 616 infektime.
Fatkeqësisht, 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Krahasuar me një ditë më parë kemi dy humbje jete më pak.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 63-86 vjeç.
Sakaq, Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen kundër COVID, njofton se në spitale po marrin trajtim mjekësor 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërsa 558 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 264 në Tiranë, 31 në Fier, 28 në Elbasan, 25 në Durrës, 18 në Sarandë, 15 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Dimal, Kamëz, nga 11 qytetarë në Berat, Korçë, 10 në Shkodër, 8 në Skrapar, nga 7 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Përmet, Tepelenë, 6 në Patos, nga 5 qytetarë në Vorë, Libohovë, Kuçovë, Peqin, nga 4 qytetarë në Librazhd, Krujë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Gramsh, nga 2 qytetarë në Pogradec, Delvinë, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, Kurbin, Pukë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Tropojë, Divjakë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.
Statistika (18 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 549
Të shëruar në 24 orë 558
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2964
Testime totale 1,362,111
Raste pozitive 195,021
Raste të shëruara 183,636
Raste Aktive 8,363
Humbje jete 3,022
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 4463
Fier 753
Gjirokastër 525
Shkodër 447
Berat 460
Durrës 446
Vlorë 379
Elbasan 348
Korçë 239
Lezhë 172
Dibër 72
Kukës 59