Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vend. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po ashtu janë regjistruar edhe 128 raste të reja infeksioni.
Nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID: 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 - 88 vjeç.
Ndërkohë, rastet e reja të infeksionit u regjistruan në: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll, Sarandë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri total i personave të infektuar ka shkuar në 130,537, ku raste aktive janë 22,431. Fatkeqësisht numri i viktimave ka shkuar në 2,378.
Ministria e Shëndetësisë i bën edhe njëherë apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-COVID.
Komente











