Koronavirusi, 73 viktima në 24 orët e fundit për një total prej 638, mister vdekja e mjekut që ngriti alarmin për epideminë (VIDEO)

Përsëri 24 orët e fundit kanë qenë të ndër më të rëndat për sa i përket numrit të viktimave, 73, prej tyre 69 në provincën Hubei, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 638, ndërsa 4 mijë e 821 pacientë të tjerë janë në gjendje kritike. Lajmi i vetëm inkurajues është rënia e lehtë, për të dytën ditë radhazi, e numrit të të infektuarve të rinj të raportuar, 3343, për një total prej 31485. Eshtë ende herët të flitet për ngadalësim të përhapjes së epidemisë dhe vetëm të dhënat e ditëve të ardhshme do të jenë në gjendje ta konfirmojnë atë.

Midis viktimave të djeshme është edhe Li Wenliang, 32 vjeçari mjeku okulist kinez i Wuhan, i cili para dy muajsh përmes një mesazhi paralajmëroi miqtë e tij që të ishin të kujdesshëm, pasi po shfaqej një koronavirus ndryshe nga të gjithë të tjerët. Ai u akuzua për përhapjen e lajmeve të rreme dhe prishje të rendit shoqëror. Po pasi shpërtheu epidemia, autoritetet i kërkuan falje doktorit që tashmë ishte edhe vet i infektuar dhe që e tregoi historinë e tij në fund të janarit, kur ai postoi në Weibo një kopje të letrës që ai i kishte drejtuar autoriteteve dhe ku shpjegonte epideminë që sapo kishte nisur. Për shumë njerëz ai është një hero, një shembull i integritetit përballë heshtjes së regjimit.

Por vdekja e tij u mbulua nga misteri dhe deklaratat kontradiktore. 

Fillimisht mediat shtetërore në Kinë, përfshirë ‘Global Times’ dhe ‘People Daily’ lajmëruan vdekjen e tij dhe më pas e tërhoqën lajmin. Spitali Qendror i Wuhan shkruajti në llogarinë e tij zyrtare në Weibo, versioni i Twitter në Kinë, se Li Wenliang ishte i sëmurë rëndë dhe se mjekët po përpiqen të bëjnë më të mirën për ta mbajtur atë në jetë. Pastaj sërish u konfirmua vdekja e tij duke shkaktuar një valë të paparë zemërimi në rrjetet sociale kineze, me kritika të ashpra ndaj autoriteteve që censura nuk arriti t’i mbante nën kontroll.

Ndërkohë, situata në tragetin e bllokuat në gjirin e Jokohama në Japoni duket veçanërisht e rëndë. Autoritetet japoneze kanë testuar deri tani vetëm 273 pasagjerë nga 3700 dhe 60 prej tyre kanë rezultuar të infektuar.

Kina zyrtare po prezanton para botës masa ekstremisht shtrënguese për të kontrolluar shpërthimin e infeksionit.
Pekini ka ndaluar grumbullimet në grup për ngjarje të tilla si ditëlindjet dhe dasmat,  qytete si Hangzhou dhe Nanchang kanë urdhëruar popullatën të furnizohen me ushqime rezervë për të paktën 10 ditë kurse në provincën e Hubei autoritetet kanë urdhëruar fikjen e ashensorëve në të gjitha ndërtesat për të dekurajuar banorët që të dalin jashtë në Wuhan mjekët po shkojnë derë më derë për të kryer kontrolle të temperaturës te 11 milion banorët.

Por karantina prej virusit nuk është vetëm mjekësore, por edhe ekonomike dhe tregtare. 

Kina po numëron, përveç viktimat por edhe dëmet e shkaktuara në ekonomi teksa fabrikat janë mbyllur, qytetet janë izoluar dhe mjetet  transportit kanë ndërprerë punën. Dhe duke qenë se gjigandi kinez përfaqëson një pjesë të mirë të ekonomisë botërore, dëmi i shkaktuar është i të gjithëve. Prodhuesit e makinave në të gjithë botën po llogarisin humbjet pasi fabrikat në Kinë mbeten ende të mbyllura për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:11
Media në Rusi: Presidenti Donald Trump përhapës i koronavirusit

Përhapja e koronavirusit në Kinë ka siguruar terren pjellor për lulëzimin e teorive të komplotit dhe dezinformimin kudo në internet, por në Rusi ato po përhapen edhe në programe dhe edicionet e lajmeve ‘primetime’.

TV rus është gjithashtu unik për të pasur një ndikim të përgjithshëm dhe të qëndrueshëm në popullatë.

Një nga rrjetet kryesore televizive kombëtare, ‘Channel One’, madje ka nisur një slot të rregullt kushtuar teorive të komplotit të koronavirusit në programin kryesor të lajmeve të mbrëmjes, ‘Vremya’ (‘Koha’).

Stili i raportimit të lajmeve është i paqartë por me mjaftë teori komploti, të cilat në mënyrën si prezantohen, lënë te shikuesi përshtypjen se ato përmbajnë një doze të madhe të të vërtetës.

Një nga fjalët më të përdorura nga ‘Vremya’ kohët e fundit është "korona", që do të thotë kurorë si në latinisht ashtu edhe në rusisht, dhe duke përdorur shpesh fjalën Koronavirus, lajmi i fundit i TV ka bindur mjaftë njerëz se Donald Trump ka lidhje të padiskutueshme me virusin vrastar. Pse? Sepse ai dikur ka organizuar konkurset e bukurisë në të cilat fitueses i vendosej në kokë një Koronë (Kurorë)

Në fakt, shkencëtarët e quajtën virusin korona për shkak të formës së saj si kurorë, por prezantuesi i ‘Vremya’ thotë se teoria e fundit mbi Trump nuk duhet hedhur poshtë.

Kontrollet e gjakut për zyrtarët

Larg ekraneve televizive, shpërthimi i koronavirusit duket se po shkakton shqetësim serioz midis zyrtarëve rusë.

E përditshmja ruse ‘Vedomosti’ raporton se Kremlini ka nisur të kontrollojë tre here në ditë teperaturat trupore të Presidentit Vladimir Putin dhe zëdhënësit Dmitry Peskov.

Ora 16:10
Koronavirusi, Pekini dhe Makao janë shndërruar në qytete fantazmë (FOTO)

Rrugët zakonisht të mbushura me njerëz sot janë thuajse të shkreta. Fare pak njerëz, sipas urdhërit të autoriteteve dalin në rrugë për tu furnizuar me ushqime.

Këto janë pasojat e epidemisë që ka infektuar mbi 30 mijë njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar më shumë se 600 viktima.

Në Kinë, shfaqja e koronavirusit ka zbrazur disa qytete, teksa miliona njerëz janë të mbyllur në shtëpitë e tyre për të shmangur çdo rrezik infektimi. Skenarët e hasur janë ato të qyteteve fantazmë.

Përsëri 24 orët e fundit kanë qenë të ndër më të rëndat për sa i përket numrit të viktimave, 73, prej tyre 69 në provincën Hubei, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 638, ndërsa 4 mijë e 821 pacientë të tjerë janë në gjendje kritike.

Lajmi i vetëm inkurajues është rënia e lehtë, për të dytën ditë radhazi, e numrit të të infektuarve të rinj të raportuar, 3343, për një total prej 31485. Eshtë ende herët të flitet për ngadalësim të përhapjes së epidemisë dhe vetëm të dhënat e ditëve të ardhshme do të jenë në gjendje ta konfirmojnë atë.

Ora 15:56
Australianët e evakuuar nga Kina do të karantinohen në disa miniera të braktisura

Një ngarkesë e dytë me të evakuuar australianë nga Kina për shkak të epidemisë të koronavirusit do të karantinohen në disa miniera, tashmë të braktisura, në një fshat afër qytetit Darvin

Kreu i departamenti të Shëndetit në Australi, Brendan Murphy, tha se ai ofronte çdo garanci për sigurinë e komunitetit të Howard Springs.

Profesori Murphy tha gjithashtu se kushdo që nuk do të ndihej mirë në këtë sit do të "karantizohet menjëherë" dhe do të dërgohet në ‘Royal Darwin Hospital’.

Zona e zgjedhur për karantinë do të jetë një zonë e izoluar, që do të thotë se çdo lëvizje brenda ose jashtë do të kontrollohet rreptësisht.

Sipas një deklarate të qeverisë australiane, në ditët në vijim do të evakuohen nga Kina dhe 280 australianë të tjerë

Kryeministri i Australisë Scott Morrison tha pak ditë më pare se ‘Ishulli i Krishtlindjes’, që aktualisht është duke u përdorur për të strehuar të evakuuarit e pare të sjellë nga Kina, nuk ishte në gjendje të mbante më njerëz.

Ora 13:50
Koronavirusi, sfidojnë virusin e Wuhan, 6000 çifte martohen me maska në fytyrë në Korenë e Jugut (FOTO)

Rreth 30,000 njerëz nga 64 vende, përfshirë 6000 çifte, morën pjesë në ceremoninë e organizuar në Qendrën Botërore të Paqes Cheong Shim në Gapyeong, në veri-lindje të Seulit.

Megjithë frikën nga koronavirusi, dhjetëra mijëra çifte u martuan sot në organizmin më të madh martesorë në Kishën e Unifikimit në Korenë e Jugut, një festë që përkujton njëqindvjetorin e lindjes së themeluesit të kishës.

Dezinfektuesit dhe unazat e dasmave

Stafi i kishës që kishte përgatitur më parë dezinfektuesin për larjen e  duarve, shpërndau gjithashtu maska ​​kirurgjikale si dhe kontrolloi temperaturën trupore të çifteve dhe të ftuarve, përpara fillimit të ceremonisë gjigande.

Kisha e Unifikimit u themelua në vitin 1954 nga Sun Myung Moon. Nga viti 1961 e deri në vdekjen e tij në vitin 2012, ai organizoi martesa masive në të cilat mijëra njerëz u çiftëzuan në martesë, shumë prej të cilëve edhe sapo ishin njohur me bashkëshortin/en e tyre dhe në disa raste edhe nuk flisnin të njëjtën gjuhë.

Ora 12:04
Vdekja 'dy herë' e mjekut kinez që ngriti alarmin për virusin po kthehet në katastrofë për pushtetin

wuhan-coronavirus-doctor-bed-exlarge-169.jpg" style="height:438px; width:780px" />

Nëse arrestimi fillestar i mjekut Li Wenliang ishte një siklet për autoritetet, vdekja e tij është një katastrofë.

Reagimi në internet kinez pas lajmit për vdekjen e Li ishte i menjëhershëm dhe pothuajse i paparë.

Ishin të panumërt të rinjtë që ‘postuan’ dhimbjen, por edhe zemërimin dhe indinjatën e tyre për qeverinë e cila kishte bërë ‘veshin e shurdhët’ ndaj paralajmërimit për përhapjen e koronavirusit.

“Pas vdekjes së Li, bota nuk është aq e bukur sa e imagjinonim" shkroi një komentues. 

"Nëse ndonjë prej jush mund të flas sonte për të ardhmen, duhet të sigurohet të mbaj mend zemërimin tonë”, shkruante dikush tjetër.

Weibo, një platformë e ngjashme me Twitter, dy hashtagët “Qeveria e Wuhan i detyrohet Dr. Li Wenliang një ndjesë dhe “Ne duam lirinë e fjalës" - tërhoqi 18 milion shikime, përpara se të fshihej nga censura.  

Zemërimi për vdekjen e Li u përkeqësua nga një përpjekje e dukshme dhe ngathët për të mbuluar vdekjen e tij.

"Një mjek duhej të vdiste dy herë", shkruajti një përdorues në aplikacionin e njohur të mediave sociale WeChat. "Ky është poshtërim kombëtar".

Të tjerët, përmes reagimeve treguan kohën e saktë të vdekjes së mjekut oculist duke shtuar se, ‘ai vdiq dy herë’ pasi autoritetet u përgatitën të kontrollojnë më mirë reagimin e njerëzve.

"E dija që do ta postonit lajmin në mes të natës", shkroi një përdorues. "Ju mendoni se të gjithë kemi shkuar për të fjetur? Jo. Ne nuk kemi fjetur."

Stabiliteti shoqëror

Vdekja e Li dhe trajtimi i ngathët që autoritetet i bën fillimisht epidemisë ka përkeqësuar një krizë që tashmë po trondit themelet e shtetit kinez.

Që nga kalimi nga socializmi në kapitalizëm shtetëror dhe shtypja brutale e Lëvizjes Tiananmen në vitin 1989, qeveria e Kinës e ka bazuar legjitimitetin e saj në aftësinë e saj për të rritur ekonominë.

Por ndërsa kërcënimi i koronavirusit u minimizua dhe u zëvendësua kontrollin e narracionit, ka bërë që qindra miliona kinezë të jenë në rrezik për jetën; ndërsa në të njëjtën kohë, shpërthimi i epidemisë, pavarësisht përpjekjeve për ta përballuar atë, i kanë dhënë goditje të fortë një ekonomie që tashmë po lufton me çështje strukturore dhe luftën tregtare SHBA-Kinë.

Zbulimet e fundit në lidhje me mënyrën se si funksionarët e Wuhan trajtuan javët e para shpërthimin e epidemisë, veçanërisht alarmin që Dr. Li Wenliang  kishte ngritur, çuan në zemërim të madh, por Pekini po e përqëndron përgjegjësinë te autoritetet lokale dhe duke lejuar pak transparencë për mediat dhe një dorë relativisht të lirë në mbulimin e informacioneve për epideminë. Por vdekja e Li ka ekspozuar realitetin e vërtetë të kontratës sociale të Pekinit me popullin.

Ora 11:42
Kryqi i Kuq i Kinës ka marrë 86 milion dollarë dhurime, por furnizimet 'ikin në drejtim të paditur'...

Pas lajmit për vdekjen e mjekut okulist Li Wenliang, i pari që ngriti alarmin për virusin vrastar, por që nuk u dëgjua nga autoritetet, zemërimi i publikut në Kinë po rritet edhe për mungesën e pajisjeve mjeksore mbrojtëse dhe furnizimet me medikamente në spitale.

Kryqi i Kuq i Kinës ka marrë deri tani 86 milion dollarë dhurime, por ato ikin ‘në drejtim të paditur’, edhe pse ai është i kontrolluar nga qeveria dhe merr pjesën më të madhe të fondeve të tij nga shteti.

Mungesa e furnizimit

Më 1 shkurt, një zyrtar qeveritar kinez tha se publiku kishte dhuruar më shumë se 86 milion dollarë, dhe furnizime mjekësore në Kryqin e Kuq të Wuhan por megjithë dhurimet, mjekët dhe punonjësit e spitalit e përshkruajnë të dëshpëruar situatën në spitale.

Një mjek në Huanggang, provinca e Hubei, i tha CNN se spitali ku ai punonte nuk kishte maska dhe mjetet të tjera mbrojtëse

Përgjigja zyrtare

Në përgjigje të zemërimit dhe akuzave, Kryqi i Kuq I Hubei kërkoi falje për situatën dhe ndëshkoi tre zyrtarë për "shpërdorim të dhurimeve për koronavirusin".

Qeveria e Wuhan shkarkoi gjithashtu një zyrtar qeveritar dhe paralajmëroi dy të tjerë për zhdukjen e maskave nga magazinat.

Ora 11:25
Itali, identifikohet një tjetër i infektuar nga koronavirusi, 29 vjeçari ishte evakuuar bashkë me 55 të tjerë nga Wuhan

Autoritetet në Itali kanë identifikuar një tjetër të infektuar nga koronavirusi i Wuhan. I riu 29 vjeçarç nga Reggio Emiglia, është një nga pjestarët e grupit të 55 italianëve të avakuuar ditët e fundit nga epiqëndra ku shpërtheu virusi.

I prekuri nga koronavirusi rezultoi pozitiv pas kryerjes së analizave dhe deri para konstatimit nuk kishte shfaqur shenja të infektimit (asimptomatik).

Konfirmimi i lajmit vjen nga Instituti i Lartë i Shëndetit, i cili saktësoi që pacienti ishte shtruar në spital në institutin Spallanzani.

Përsëri 24 orët e fundit kanë qenë të ndër më të rëndat për sa i përket numrit të viktimave, 73, prej tyre 69 në provincën Hubei, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 638, ndërsa 4 mijë e 821 pacientë të tjerë janë në gjendje kritike.

Lajmi i vetëm inkurajues është rënia e lehtë, për të dytën ditë radhazi, e numrit të të infektuarve të rinj të raportuar, 3343, për një total prej 31485. Eshtë ende herët të flitet për ngadalësim të përhapjes së epidemisë dhe vetëm të dhënat e ditëve të ardhshme do të jenë në gjendje ta konfirmojnë atë.

Ora 09:46
Karantina prej virusit edhe tregtare, Standard and Poor’s parashikon rënie në rritjen ekonomike të Kinës, vetëm 5% për vitin 2020

Kina po numëron, përveç viktimat por edhe dëmet e shkaktuara në ekonomi teksa fabrikat janë mbyllur, qytetet janë izoluar dhe mjetet  transportit kanë ndërprerë punën. Dhe duke qenë se gjigandi kinez përfaqëson një pjesë të mirë të ekonomisë botërore, dëmi i shkaktuar është i të gjithëve. Prodhuesit e makinave në të gjithë botën po llogarisin humbjet pasi fabrikat në Kinë mbeten ende të mbyllura për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Standard and Poor’s parashikon rënie në rritjen ekonomike të Kinës, vetëm 5% për vitin 2020, krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 5.7%, për shkak të pasojave të rënda të epidemisë që ka përfshirë zonën e Wuhan nga Koronavirusi.

“Impakti më i madh i ndikimit në ekonominë kineze i koronavirusit do të regjistrohet në tremujorin e parë të këtij viti dhe rimëkëmbja e Kinës do të jetë më e fortë duke filluar nga tremujori i tretë i këtij viti”- tha Shaun Roache, ekonomist në Apac pranë S&P.

Agjencia e vlerësimit parashikon rritje vetëm vitin e ardhshëm. Sipas saj PBB-ja do të rritet 6.4%, krahasuar me vlerësimin e mëparshëm prej 5.6% për Kinën.

Toyota shtyn rifillimin e prodhimit në Kinë

Prodhuesi japonez ‘Toyota’ sot njoftoi një vonesë të re një javore në rifillimin e prodhimit në fabrikat e saj në Kinë, për shkak të epidemisë së koronavirusit që po përhapet në të gjithë vendin.

“Ne kemi vendosur të vazhdojmë pezullimin e prodhimit në të gjitha fabrikat e ‘Toyota’ në Kinë deri në 16 shkurt,” tha një zëdhënës i grupit për AFP.

Ora 09:39
KoronavirusI, 61 të infektuar në tragetin e bllokuar në Japoni, OBSH: Forum global në Gjenevë

Me konfirmimin e 41 rasteve të reja, numri i personave të infektuar me koronavirusin në tragetin 'Diamond Princess' , i cili ndodhet në karantinë në portin e Yokohama, në Japoni, është rritur në 61 numri i të infektuarve.

Autoritetet japoneze kanë testuar deri tani vetëm 273 pasagjerë nga 3700 që ndodhen në bord.

Trageti do të qëndrojë në karantinë deri më 19 shkurt, përveç nëse do të ketë zhvillime të papritura.

Organizata Botërore e Shëndetit po synon të shpejtojë studimet mbi koronavirusin edhe përmes forumit global që do të zhvillohet javën e ardhshme më 11 dhe 12 shkurt në Gjenevë.

Në forum do marrin pjesë studiuesit kryesorë dhe agjensitë e shëndetit publik, duke përfshirë ata të përfshirë në zhvillimin e vaksinave, duke respektuar mjetet diagnostikuese dhe gjetjen e virusit në burimin e tij.

Forumi synon të krijojë një "axhendë globale kërkimore për koronavirusin e ri, duke vendosur përparësi dhe korniza që mund të udhëzojnë se cilat projekte duhen ndërmarrë së pari", thanë organizata e OBSH.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin