Mbërrijnë në Rinas mbi 74 mijë doza të vaksinës Pfizer! Sot 4 viktima nga COVID në 24 orët e fundit, 770 qytetarë të infektuar! 19 pacientë rëndë

Mbërrijnë në Rinas mbi 74 mijë doza të vaksinës Pfizer! Sot 4 viktima nga COVID në 24 orët e fundit, 770 qytetarë të infektuar! 19 pacientë rëndë

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 770 raste të reja me koronavirus nga 3393 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç.

Ndërkohë sot në vendin tonë kanë mbërritur edhe 74.880 doza të vaksinës 'Pfizer', pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 8,157 raste aktive me koronavirus ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 621 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë teksa njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar, i bën apel qytetarëve të vaksinohen.

Sa i përket infektimeve, u regjistruan në këto bashki; 310 në Tiranë, 40 në Shkodër, 39 në Fier, 33 në Berat, Elbasan, 27 në Korçë, 26 në Kamëz, 24 në Vlorë, Sarandë, 21 në Durrës, 18 në Mallakastër, Gjirokastër, 17 në Kurbin, Lushnje, 15 në Dimal, 9 në Kavajë, 8 në Lezhë, 7 në Krujë, Roskovec,  6 në Pogradec, 5 në Vorë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Dropull, Devoll, Gramsh, 3 në Dibër, Divjakë, Himarë, Skrapar, Poliçan, Librazhd, 2 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Tepelenë, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Shijak, Klos, Selenicë, Delvinë, Finiq, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Cërrik, Peqin.

Statistika (09 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          770

Të shëruar në 24 orë       621

Të shtruar në spitale       182

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 3393

Testime totale              1,334,004

Raste pozitive                190,125

Raste të shëruara            178,998

Raste Aktive                     8,157

Humbje jete                      2,970

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            4,279

Fier                 881

Shkodër          483

Vlorë                452

Durrës             406

Gjirokastër      384

Elbasan            342

Berat               335

Korçë              234

Lezhë              185

Kukës              92

Dibër                84

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Mbërrijnë në vend 74.880 doza ta vaksinës Pfizer

74.880 doza të vaksinës 'Pfizer', kanë mbërritur në vendin tonë, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se deri tani në Shqipëri kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.

'Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.  Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.'- njofton ministria e Shëndetësisë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kerkesa: 09/11/2021 23:58

    Unë jam I mendimit që vetëm Pfizer duhet të vijne nga sot në vazhdim , ajo duhet dhe për jasht shtetit etj ! Ju lutem merrni vetëm fornizim me Pfizer !

    Përgjigju
  • Tata: 09/11/2021 17:47

    Ta bejne me pagese kuren e te pavaksinuareve si ne Singapor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë