Masat për parandalimin e Koronavirusit, karantina dhe sa efikase janë kontrollet në kufi ka qenë pjesë e diskutimit mes ekspertëve të shëndetësisë në emisionin "Repolitix" . Koronavirusi është shumë pranë Shqipërisë dhe kjo ka rritur ndjeshëm panikun te qytetarët, por sipas ekspertëve nuk ka vend për panik dhe se njerëzit duhet të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të vetizolohen në shtëpi nëse dyshojnë apo shfaqin shenja të një gripi të thjeshtë.
Të ftuarit në studio Gjergj Koja, ish- ministër i Shëndetësisë; Gazmend Koduzi, komisioni i Shëndetësisë në PD; Entela Ramosacaj, mjeke infektive; Enver Roshi, kryetar i komisionit të Shëndetësisë, thanë se personat që kanë dyshime duhet të marrin në telefon urgjencën apo numrin jeshil 127 në mënyrë që mjekët t'i bëjnë analizat e duhura për të vërtetuar nëse është mbartës apo jo i koronavirusit. Në lidhje me përdorimin e maskës mbrojtëse të gjithë u shprehën njëzëri se nuk ishte e nevojshëm të mbahet për njerëzit e shëndetshëm, por vetëm ata që kanë probleme respiratore, grip, kollë apo teshtima.
Karantina ishte një tjetër çështje e diskutuar se si mund të bëhej ajo. Eksperti i PD tha se duhet të futeshin në karantinë të gjithë personat që vinin nga zonat e prekura, ndërsa ekspertët e tjerë të shëndetësisë u shprehën se nuk ka arsye pse të hyjnë të gjithë nëse nuk kanë simptoma apo nuk shfaqin shenja.
Gjithashtu gjatë emisionit "Repolitix" pati një lidhje telefonike me mjeken Adela Sulejmani nga Monza e Italisë, e cila bëri një panoramim të situatës nga koronavirusi. Duke bërë një krahasim me Kinës, për mjeken, një nga arsyet se përse në Itali nuk janë regjistruar një numër shumë i lartë vitkimave është higjena personale që kanë vetë italianë, bashkë me ta edhe shqiptarët.
Për kryetarin e Komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi, mosha e tretë është më e rreziku dhe kur ata kanë edhe sëmundje kronike, atëherë koronavirusi rezulton fatal. Ai bën thirrje që çdo person që ka dyshime, qoftë dhe simptoma të një gripi të thjeshtë duhet të vetëkarantinohet. Në lidhje me karantinimin e të gjithë personave që vijën nga jashtë , Roshi u shpreh se kjo është e pamundur, por përmes formularit që ta plotësojnë gjurmohen dhe nëse ka dyshime u kërkohet të rrinë në izolim. "Një i sëmurë me zemër dhe diabet apo me sëmundje të tjera kronike shtohet probabiliteti që koronavirusi të jetë agresiv dhe shpesh fatal. Kjo vlen edhe për rastet kur ke një grip të thjeshtë. Rekomandohet që në tetor-nëntor të bëhet vaksinimi. Nuk mund të futen në karantinë të gjithë personat që vijnë nga Italia, po përmes plotësimit të formularit bëhet gjurmimi i tyre dhe në rast dyshimi u kërkohet të izolohen"
Të njëjtën thirrje për vetizolim bëri dhe mjekia infektive Entela Ramosacaj, e cila shprehet se personat që kanë dyshime duhet të shmangin kontaktet me të tjerët. Në lidhje me shenjat që jep koronavirsi ato janë të një gripi të zakonshme, si temperaturë, dhimbje koke, fyti, muskulore. 'Personat që kanë udhëtuar në këto zona rreziku dhe kanë pasur kontakt me personat e infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi. Këta persona duhet të kenë sa më pak kontakt me njerëz pra të bëjnë një vetëkarantinim dhe nëse shfaqin shenjat e para të një virozë respiratore duhet të kontaktojnë në numrin e gjelbër apo urgjencë. Koronavirusi shfaq shenjat e një gripi të zakonshëm si temperaturë, dhimbje fyti, koke, muskulore".
Për Gjergj Kojën, ish ministër i Shëndetësisë, nuk ka vend për panik dhe se koronavirusi ka një përqindje vdekshmërie më të ulët se gripi i zakonshëm. Koja tha se moshat e treta janë më të prekura dhe se kurimi i saj bëhet nga vetë imuniteti i njeriut. Ndërsa trajtimi i kësaj sëmundje është simptomatik përmes shenjave që shfaqen.
"Koronavirusi ka një përqindje më të ulët se grip i zakonshëm dhe viktimat kryesisht i ka në moshën e trete që kanë dhe probleme të tjera kronike. Paniku është i kotë dhe një vetëvrasje sociale. Nuk ka vend për panik. Ka mbi 20 mijë të shëruar nga koronavirusi. Është një sëmundje tërësisht e kurueshme dhe shërueshme, Nuk ka vaksinë akoma por reagon vete imuniteti në shërimin e saj, si në rastin e gripit të zakonshëm. Trajtohet me medikament në bazë të simptomave që shfaqen", tha Koja.
Gazmend Koduzi, pjesë e Komisionit të Shëndetësisë në PD, kërkoi që për të gjithë personat që vijnë nga zonat e prekura të futen në karantinë siç bëhet në Francë, Rumani apo Greqi. 'Nuk është koha as politikë dhe as për panik, por situata të lihet në dorë të institucioneve. Personat që vijnë nga zonat e prekura duhet të futen në karantinë të gjithë siç bëhet në Francë, Rumani apo Greqi. Karantina mund të ndahet o të futen tek ai i shtetit ose të izolohen në shtëpi. Në Shqipëri ne ende nuk kemi gati karantinën', tha Koduzi.
Mjekja Adela Sulejmani në një lidhje telefonike në emisionin "Repolitix" nga Monza e Italisë, ka bërë një panoramim të situatës nga koronavirusi. Duke bërë një krahasim me Kinës, për mjeken, një nga arsyet se përse në Itali nuk janë regjistruar një numër shumë i lartë vitkimave është higjena personale që kanë vetë italianë, bashkë me ta edhe shqiptarët.
"Nuk është gjetur pacienti zero, nuk dihet nga ka ardhur. Njihet vetëm pacienti 1 në zonën e Codongës. Shumë të ndërgjegjësuar për të marrë masa për ta parandaluar, mundohen që të evitojnë grupimet, të evitojnë urgjencat nëse nuk është e domosdoshme. Edhe shqiptarët po ndjekin të njëjtën linjë, të vëtëdijshëm që duhet të marrin këto masa, jo vetëm për të mirën e tyre personale, por edhe për shëndetin publik. Po merren masa që të mos përhapet më tej, duke qenë se zona e kuqe është e izoluar, po bëhen një sërë tamponesh, vetëm në Lombardi janë bërë mbi 1000 mijë", tha Sulejmani.
Dyshimet se një shqiptar në Itali është prekur nga koronavirusi i konfirmon edhe Sulejmani, por shprehet se nuk është zyrtare.
"Kam dëgjuar që është prekur një shqiptar, por nuk është zyrtar. Bëhen dy tampone, nëse del ozitiv i pari duhet të bëhet sërish. Nuk besoj se do ketë raste në Shqipëri, por e bindur se qeveria do të marrë masa për ta parandaluar", tha ajo.
Vdekshmeria edhe nqs eshte sa gripi, eshte me lehte te transmetohet. Nqs vdekshemeria eshte dicka te 2% (ndryshon sipas grupmoshes). Nqs infekton 100 mije veta ke pak a shume 2 mije vdekje qe sjane pak. Ps: doktoresha qenka simpatike
PërgjigjuEshte kolere dhe kaluar koleres . Mos degjoni pushtetaret bejne propaganda per minimizimin e gjendjes perdorni maskat maska origjinale Jo te sajuara sic po propagandohet
Përgjigju