Koronavirusi, ballkonet në Itali ofrojnë më shumë se teknologjitë digjitale

Koronavirusi, ballkonet në Itali ofrojnë më shumë se teknologjitë digjitale

Federico Sirianni, një kantautor nga qyteti Torino, në Itali, ishte mësuar të jepte koncerte të vogla në lagjen e tij. Por, kur kohët e fundit ai u bashkua me muzikanten Federica Magliano për të luajtur një koncert live në ballkonet e ndërtesës së tyre për fqinjët e të karantinuar, gjërat ishin ndryshe.

"Shumë njerëz na falënderuan pasi ata u ndjehen më pak të vetmuar."

Si miliona italianë, Sirianni është i mbyllur në shtëpinë e tij, dhe, si miliona njerëz në qendrat urbane në mbarë botën, qeveritë e të cilave kanë vendosur masa të ngjashme izolimi, Sirianni është duke rizbuluar ballkonin e tij si një pikë lidhje me botën e jashtme.

Në muajin e fundit, italianët ne karantinë kanë shfrytëzuar ballkonet e tyre për të kënduar himnin kombëtar në unison , të hedhin fishekzjarre dhe të duartrokasin mjekët në përpjekje për të rritur moralin kolektiv të vendit.

Shumë nga këto praktika të pandemisë publike janë përhapur shpejt në të gjithë botën. Tani, pasi më shumë se gjysma e popullsisë së planetit është nën një formë izolimi.

Megjithatë, përkundër rëndësisë kulturore në dukje të re, nga ballkonet, këto platforma antike janë përdorur prej kohësh për të mahnitur, unifikuar dhe frymëzuar masat. Mbi të gjitha, kujtojmë ballkonin në Verona për të cilën Shekspiri shkruajti një nga skenat më të famshme romantike në letërsinë perëndimore.

Në një tjetër ballkon në Cape Town, Nelson Mandela i sapo dalë nga burgu premtoi një kapitull të ri në historinë e Afrikës së Jugut. Dhe është nga një ballkon në Vatikan ku Papa ende bekon miliona besimtarë çdo të diel.

"Unë kam jetuar në këtë apartament për tre vjet dhe kurrë nuk kam bashkëvepruar me fqinjët e mi," tha Antonia De Zarlo, një student 28-vjeçar i mjekësisë në Firence. Që kur nisi bllokimi i Italisë, De Zarlo tha se ka kaluar shumë pasdite duke pirë kafe dhe duke biseduar me fqinjët nga ballkoni i saj.

Më 23 Mars, në ditën e diplomimit të saj në universitet, fqinjët e befasuan duke i dhënë një kurorë dafine.

 "Sot, teknologjia nuk po largon më njerëzit nga ballkonet," Antonia De Zarlo. "Po i ndihmon njerëzit të rishfaqin ato si hapësira sociale."

Në të vërtetë, falë mediave sociale, interpretuesit e ballkonit tani mund të mbështeten tek spektatorët fizikë dhe virtualë. Kur Siranni luajti koncertin e tij të parë në karantinë më 16 mars, rreth 3,000 njerëz u bashkuan përmes Facebook Live nga e gjithë bota.

Ballkonet ofrojnë diçka që teknologjitë dixhitale nuk munden ta afrojnë, një ndjenjë  bashkësie dhe autentike. Karantina do të marrë fund dhe gjithçka do të jetë përsëri si në fillim por kurrë nuk do harrohet ky sens bashkësie në Itali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)