Koronavirusi/ Banka Botërore ndihmon me 150 mln dollarë Ukrainën për përshpejtimin e vaksinimit

Koronavirusi/ Banka Botërore ndihmon me 150 mln dollarë Ukrainën për përshpejtimin e vaksinimit

Foto ilustruese

Banka Botërore më 11 dhjetor ka miratuar huazimin e 150 milionë dollarëve shtesë, për Ukrainën, mjete këto që do të duhej ta ndihmonin vendin në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit kundër COVID-19.

Qeveria ukrainase do të shpenzojë 120 milionë dollarë për blerjen e 16.5 milionë vaksinave dhe pjesa tjetër e parave do të shfrytëzohen për komunikim dhe reklama, ndërtimin e kapaciteteve dhe për pajisje, njoftoi Banka Botërore.

“Këto mjete shtesë do të ndihmojnë Ukrainën që të fuqizojë përgjigjen e saj nga COVID-19”, deklaroi Arup Banerji, drejtor rajonal i Bankës Botërore për Evropën Lindore.

Mjetet financiare që Banka Botërore ndau për Ukrainën do të shpërndahen përmes dy projekteve.

Ukraina ende vazhdon të ketë nivelin më të ulët të vaksinimit në Evropë dhe kështu po paguan çmim të rëndë në ekonomi dhe njerëz, sidomos kur ballafaqohemi me variante të reja të virusit”, shtoi Banerji.

Sipas Ministrisë ukrainase të Shëndetësisë, 12.4 milionë njerëz janë të vaksinuar me dy doza kundër COVID-19 në vend me popullsi prej 41 milionë banorësh.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë