Koronavirusi/ Basha letër kreut të OBSH në Tiranë: Ndihmoni Shqipërine me tampona për testim dhe veshje mbrojtëse për mjekët, se nuk i ka mundësitë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër kreut të OBSH-së në Tiranë, Dr. Raul Gonzalez, ku i kërkon që të ndihmojë  Shqipërinë me tampona për testimin dhe veshje mbrojtëse për mjekët.

Në një letër të gjatë, Basha shprehet se Shqipëria po bën çdo ditë e më pak testime të pacientëve të dyshuar, ndryshe nga sa është rekomanduar nga OBSH-ja botërore, dhe kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së pajisjeve të nevojshme.

Duke cituar Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka vënë theksin tek testimi sa më shumë i popullësisë, si mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Basha thotë se një gjë e tillë nuk po ndodh dhe ky është edhe shqetësimi që shumë qytetarë kanë shprehur në selinë bu.  

Letra e plotë
"Fillimisht më lejoni që, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Opozitës së Bashkuar, t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për punën intensive dhe mbështetjen që keni dhënë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, ku Shqipëria zyrtarisht është vend i prekur nga përhapja e virusit COVID-19. Ndihma dhe përkrahja juaj për autoritetet shtetërore ka qenë thelbësore për përballimin e deritanishëm të situatës. Shpreh bindjen se kjo mbështetje do të jetë e vazhdueshme dhe për këtë dua t’Ju falenderoj në emër të të gjithë bashkëqytetarëve të mi. Partia Demokratike po ndjek nga afër situatën e krijuar dhe menaxhimin e saj nga autoritetet shtetërore. Me shumë shqetësim marrim çdo ditë me qindra mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, që shprehen se kanë shfaqur të gjitha shenjat e ngjashme që të bëjnë të dyshosh se janë të prekur nga visusi COVID-19, që telefonojnë Shërbimin Kombëtar të Urgjencës në numrin 127 për të kërkuar ndihmë dhe për t’ju mundësuar testimin, por që e kanë patur të pamundur realizimin e tij. Vetë Qeveria ka raportuar se janë rreth 120 mijë qytetarë që janë nën regjimin “Karantinë e detyrueshme”, pra persona që kanë potencial të lartë që mund të jenë prekur nga virusi.

Sikurse jeni në dijeni, vetë Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, z. Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka bërë thirrje shteteve që mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e këtij virusi është testimi dhe izolimi. Ai është shprehur se: “Ne kemi parë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo një rritje në testet e bëra dhe masave izoluese. Nëse do të luftosh një pandemi, duhet të shkatërrosh zinxhirin e përhapjes. Këtë gjë mund ta bësh vetëm duke testuar dhe izoluar të gjitha rastet. Mesazhi ynë i vetëm është, testim testim, testim”. Adresa: Selia Qendrore “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Bulevardi Zhan Dark , nr 11,Tiranë Mirëpo, duke filluar nga data 11 Mars 2020, çdo ditë numri i raportuar për testime nga autoritetet shtetërore vjen në rënie. Nga informacionet tona, kjo është shkaktuar nga mungesa e pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese.

Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh. Gjithashtu, stafet mjekësore janë të ekspozuar nga infektimi me virusin COVID-19. Për këtë arsye, do të ishim shumë mirënjohës nëse do të ndihmonit në sigurimin e një sasie të konsiderueshme vjeshjesh dhe pajisjeve mbrojtëse të tjera të domosdoshme për të mbrojtur stafet tona mjekësore. Me bindjen se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe përfaqësia e saj në Shqipëri, do të vazhdojë të japë një mbështetje të fuqishme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë, me lejoni të shpreh konsideratën time më të lartë për punën tuaj të jashtëzakonshme.

Letra e Lulzim Bashës drejtuar OBSH

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI: 20/03/2020 18:34

    o lyl letren tende do e lexojne e 2070,nda shkruaj leter tjeter

    Përgjigju
  • Trek: 20/03/2020 13:02

    Mire e ka...amerika e italia e te tjere qe vuajne nga kjo gje e mungese testimesh te shumta sjane aq te zhvilluara sa shqioeria...ky e sheh shqiperine si sibgapori por vec ne endrrat e tij te delirit...

    Përgjigju
  • Populli: 20/03/2020 12:23

    Ky derdimeni shikon andrra me kryeminister. I duket vetja i pari venit ene gjoja po menon per qytetaret. Ik ore spurdhjak.

    Përgjigju
    • Beu: 20/03/2020 14:22

      K. Ministri juaj “de facto” , propozimet e liderit te opozites kerkon ti zbatoje, edhe pse me vonese. Eshte kthyher ne qehaja. Nuk eshte me bé. Me ate internetin falas po vonohen. Po e presin femijet tuaj per detyrat online. Apo nuk e doni sepse e ka kerkuar Basha?!

  • Lui: 20/03/2020 12:00

    O Lul Basha, OBSH nuk eshte as BE dhe as KE, qe ben politika per hapje negociatash. OBSH komunikon me stafet mjeksore dhe qeverite qe ne fakt kane pergjegjesine per menaxhimin e situates. Se ju propozoni, por nese deshtimi (Uroj qe jo) i mbetet mjekeve dhe qeverive qe menaxhojne shtetin. Ti si i pafytyre qe je, shko ankohu se OBSH do i vere veshin opozitave. Ah mjere ne per alternativen qeverisese qe kemi..

    Përgjigju
    • Lui: 20/03/2020 19:11

      O shoku Lei, lexove ne ndonje fjali timen qe thashe nuk na nevojiten?! Une thashe qe pse Luli apo PD dalin si struktura paralele. Nderkohe qe jam i bindur qe qeveria, dhe cdo qeveri ben kerkesa per cdo gje qe i nevojiten. Sepse nuk besoj se ndonje qeveri ka interes mos shpetoje popullin e vet. Cfaredo qe do ndodhi, do jete pergjegjesi e qeverise. Dhe opozitat thjeshte inkorporohen ne shtet ne te tilla situata lufte.

    • Lei: 20/03/2020 14:29

      Ti shoku e ke mire: ç’i duam! Ja ndodhi (larg qofte) qe OBSH i lyp te Kina si emergjence per nje vend te vogel me pamundesi (si githe vendet ne krye te listes per korrupsion dhe profhim&trafikim droge). Ndodh qe Ndonje vend na ndihmon!!! Po ti Lui nuk do

  • Alban Borshi: 20/03/2020 11:50

    Lulit i nevojitet tamponi MUZIN nga Sh.B.A., qe SPAK te jete i detyruar ta fuse ne karantinen e Recit per parate ruse.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 20/03/2020 11:37

    7 x 7 = 42 i nencem ky filozofi i by...

    Përgjigju
  • Haha: 20/03/2020 11:18

    Lul karavello do me u bo interesant ne kohe lufte.Shko mor Lul bej shurren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit