Koronavirusi/ BSH: Kreditë nuk 'ngrijnë' për të gjithë, vetëm për ata që kanë pamundësi për të paguar (SQARIMI)

TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tre ditë më parë njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës për shkak të situatës nga koronavirusi ka vendosur për të ndihmuar kredimarrësit duke riskeduluar këstet e kredive për tre muaj, që hyri në fuqi në datën 13 mars 2020 dhe do të zgjasë tre muaj, deri në datën 31 maj 2020. Por riskedulimi, pra shtyrja, jo falja e tyre nuk bëhet automatikisht.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për të përfituar nga riskedulimi (duke mos paguar për tre muajt në vijim) nevojitet që, të gjithë ata kredimarrës, biznese dhe individë, të cilët preken ekonomikisht dhe financiarisht nga kjo situatë, dhe që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, të kontaktojnë me bankën me të cilin kanë marrëdhënien e kreditimit dhe t'i informojnë mbi këtë kërkesë.

Më pas, do të banka, që në bashkëpunim me kredimarrësin, do të vlerësojë kërkesën dhe, bazuar në specifikat e rastit, do të ofrojë edhe zgjidhjen përkatëse. Ndërkohë, vijon më tej banka, kredimarrësit, aftësia paguese e të cilëve nuk preket apo dëmtohet nga kjo situatë duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e kësteve të kredive.

Njoftimi i plotë i Bankës së Shqipërisë
Fillimi i kësaj jave, me evidentimin e rasteve të para të infektuara nga virusi COVID-19, shtron para nesh (pra, të gjithë aktorëve të tregut financiar, përfshirë edhe mbikëqyrësit), nevojën për marrjen e masave të shpejta dhe në kohën e duhur, për të përmbajtur dhe minimizuar efektet e mundshme negative, jo vetëm për shëndetin dhe mirëqenien e publikut, por edhe për qarkullimin e flukseve të mallrave dhe atyre monetare në mjedisin ekonomik. Vendimi i qeverisë për pezullimin e mësimit në institucionet arsimore, masat për shmangien e grumbullimeve të njerëzve, rekomandimet për të punuar nga shtëpia, ndërprerja e një sërë aktivitetesh tregtare, masat e shtuara të kujdesit që duhet të aplikohen masivisht, etj., padyshim që do të ndikojnë në vëllimin e aktivitetit të bizneseve dhe gjenerimin e të ardhurave në nivele më të ulëta se parashikimet.

Për këto arsye, në mbledhjen e datës 12 mars 2020, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi shtimin e një dispozite të përkohshme në rregulloret e administrimit të rrezikut të kredisë për bankat dhe të administrimit të rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka dhe të shoqërive të kursim-kreditit, e cila synon t’u krijojë lehtësi këtyre subjekteve, që në rastet e paaftësisë paguese e kredimarrësve gjatë periudhës tremujore, këto institucione të mos jenë subjekt i zbatimit të kërkesave të këtyre rregulloreve që lidhen me klasifikimin dhe krijimin e fondeve për provigjione. Ky vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë merr në konsideratë faktin se nisur nga situata e krijuar, ngadalësimi i aktivitetit të njësive ekonomike apo pamundësia e lëvizjes së individëve, mund të përcjellë pasoja edhe në aftësinë paguese të tyre, duke krijuar vështirësi për shlyerjen e detyrimeve sidomos gjatë periudhës vijuese 3-mujore, kur pritet që shpërndarja e virusit të arrijë pikun e vet. Në këtë mënyrë, do të jetë e mundur që bankat dhe institucionet e tjera financiare të sipërpërmendura të akomodojnë nevojat e klientëve për një riskedulim të kësteve të kredisë, duke mos i ngarkuar ata me penalitete apo me përkeqësim të statusit të kredimarrësit, duke qenë se mospagimi i kredisë ka ardhur si pasojë e kushteve të vështira të këtyre ditëve jashtë kontrollit të tyre.

Masat për riskedulimin e kësteve të kredisë hyjnë në fuqi në datën 13 mars 2020 dhe zgjasin deri në datën 31 maj 2020. Ato parashikojnë që, gjatë kësaj periudhe, ata kredimarrës individë dhe biznese, gjendja financiare e të cilëve përkeqësohet nga situata aktuale, mund të përfitojnë një shtyrje, deri në 3-muaj, të pagesave të kësteve të kredive të tyre, të marra nga institucionet financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë: banka, jobanka dhe shoqëri kursim-krediti. Në këtë pikë, theksojmë se ky është nje proces që bën të mundur vetëm riskedulimin e detyrimeve qe këta kredimarrës kanë, por jo falje të tyre. Për të bërë të mundur këtë nevojitet që, të gjithë ata kredimarrës, biznese dhe individë, të cilët preken ekonomikisht dhe financiarisht nga kjo situatë, dhe që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, të kontaktojnë me institucionin financiar (bankë, jobankë, shoqëri kursim-krediti) me të cilin kanë marrëdhënien e kreditimit dhe të informojnë këta të fundit mbi këtë kërkesë. Më pas, do të jetë institucioni financiar (banka, jobanka, shoqëria e kursim-kredititi) i cili, në bashkëpunim me kredimarrësin, do të vlerësojë kërkesën dhe, bazuar në specifikat e rastit, do të ofrojë edhe zgjidhjen përkatëse. Ndërkohë, kredimarrësit, aftësia paguese e të cilëve nuk preket apo dëmtohet nga kjo situatë duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre me këto institucione. Në përfundim, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, dëshirojnë të sigurojnë të gjithë publikun shqiptar se  mbeten te angazhuara maksimalisht për të ofruar të gjithë mbështjetjen e nevojshme, në kapërcimin e kësaj situate të vështirë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Larry Fox: 17/08/2020 04:09

    A keni provuar të merrni kredi nga bankat pa sukses? Urgjentisht duhen para për të dalë nga borxhi? Keni nevojë për para për zgjerimin ose krijimin e biznesit tuaj? Merrni një kredi nga një nga kompanitë kryesore të kredisë në Mbretërinë e Bashkuar. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Uebfaqen: 24hourservce.com ose numrin Whatsapp: +447451283532 ose përmes postës elektronike: [email protected]

    Përgjigju
  • Une: 17/03/2020 09:52

    Plan masash vetem me gjoba... pezullon ekonomine dhe kerkon nga njerezit te shtrydhen deri ne piken e fundit . Vete ri ne bunker me leket e vjedhura dhe ju jep mendje te tjereve si duhet te mbijetojne pa ndihmen e shtetit . Fitimet e bankave nuk duhet te preken kurse njerezit duhet te vdesin urie per te paguar kestet e tyre. Shtetar i madh je E-Drama

    Përgjigju
  • Tini: 16/03/2020 19:40

    Po nuk pezulluat kestin e kredive, do dalim ne pune. Zgjidh e mere zoti kryeminister. Vendos se ketej nga vlora , spo na mbajne me nervat.

    Përgjigju
  • socialisti: 16/03/2020 17:57

    Na thone rrini ne shpi. mos shkoni ne pune. puna nuk na paguan. paguani drita uje dhe kredi. pyetja eshte e thjeshte. Si mund te paguash gjithe keto nese nuk merr nje rroge? kjo per nje muaj, po per dy apo tre muaj??????

    Përgjigju
  • Andi: 16/03/2020 17:26

    Kjo nuk eshte shtyrje! Hajduter! Nese biznesi nuk ma paguan rrogen si do ta shkyejme kredine?!

    Përgjigju
  • Ilir: 16/03/2020 16:53

    Nuk duam as ti shtyjne as ti falin por te na tregojne si mund te arrijme ti paguajme deri tek instuticioni sepse keta po vene gjoba ne qoftese del nga shtepia

    Përgjigju
  • Andi: 16/03/2020 16:37

    Dmth... pese me hiç. Keta nuk shtyjne faturen e dritave, ujit apo kontributeve... Dmth rrini ne shtepi, mos dilni, por keto paguajini... Po*dhë me rigon....

    Përgjigju
  • Alfons: 16/03/2020 15:57

    Dmth nje m... keni shtyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën