Koronavirusi dhe turizmi, kryebashkiaku Gurma: Saranda e gatshme për të pritur turistët, deri në qershor arrijmë vaksinimin total të operatorëve turistik

Në nisje të sezonit turistik, kreu i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma thotë se qyteti bregdetar është gati të mirëpresë turistët, duke premtuar më shumë siguri dhe cilësi këtë vit. Në një lidhje me Skype për "Report TV", Gurma shprehet se qyteti i Sarandës do të jetë gati për sezonin veror të presë turistët dhe se deri në qershor do të arrihet objektivi për vaksinimin total të të gjithë operatorëve turistik. Kryebashkiaku i Sarandës shton se kanë marrë edhe protokoll të COVID, që do të duhet ta zbatojnë për të frenuar përhapjen e COVID.

"Saranda këtë vit do të ofrojë më shumë siguri dhe cilësi. Kemi filluar përgatitjet për çeljen e sezonit. Në territorin e Bashkisë sonë janë vaksinuar të gjithë punonjësit e strukturave që ofrojnë turizëm. Objektivi është që sa më shumë të vaksinohen qytetarët, aq më e lehtë është mundësia e ndërprerjes së zinxhirit të infeksioneve. Situata është e qetë, urojmë që procesi në vazhdimësi i vaksinimit ta bëjë të mundur këtë. Kemi marrë një protokoll. Saranda ka patur fluks turistësh në fundjavë. Shpresojmë se me përmirësimin e kushteve të pandemisë, të kemi turistë sikurse kemi patur çdo vit dhe Saranda të jetë me një bum turistik", tha ai.

Gurma shton se shëtitorja e re e Sarandës, i ka dhënë qasje tjetër ofertës turistike

"Vlerë turisti kanë dhënë edhe shëtitorja e re e Sarandës, uroj që punimet të mbyllen shumë shpejt. Është ngriture një grup pune për menaxhimin e sezonit turistik", theksoi kreu i Bashkisë së Sarandës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës