Koronavirusi, evakuohen 56 italianët e bllokuar në Wuhan, mes tyre dhe 5 fëmijë

Koronavirusi, evakuohen 56 italianët e bllokuar në Wuhan, mes tyre dhe 5 fëmijë

Një avion ‘Boeing 767’ ka evakuuar nga Wuhan, epiqendra e koronavirusit, 56 italianë të bllokuar prej shpërthimit të epidemisë.

Mes të evakuuarve ka patur edhe 5 fëmijë.

Numri total i italianëve që ndodheshin në qytetin ‘ku lindi vdekja’ ishte 66 por dhjetë prej tyre zgjodhën të qëndronin.

Një prej italianëve të bllokuar nuk u evakuua për në Itali pasi u konstatua se ishte me ethe dhe temperaturë, shenja këto të një infektimi të mundshëm.

Numri i vdekjeve nga epidemia e koronavirusit ka shkuar në 362 kurse i atyre të infektuar ka tejkaluar shifrën 17 mijë.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Pekin, ato tejkalojnë numrin 350 të viktimave të shkaktuara nga SARS në Kinë në vitin 2002-2003.

Ndërkohë në Tailand, një koktejl droge ka dhënë rezultate premtuese te një pacient i infektuar me virusin e Wuhan.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi i Wuhan, numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392, evakuohen 56 shtetas italianë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut