Koronavirusi i Wuhan, numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392, evakuohen 56 shtetas italianë (VIDEO)

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 362, një shifër që tejkalon 350 viktimat në territorin kinez të shkaktuara nga epidemisa e Sars.

Që nga shfaqja e virusit në qytetin e Wuhan dhjetorin e kaluar, epidemia e koronavirusit ka prekur 24 vende, 17 392 raste janë të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë, 487 njerëz kanë dalë nga spitalet pas shërimit dhe 21.558 raste janë të dyshuara si të prekur nga koronavirusi.

Sipas ekspertëve amerikanë, përhapja e shpejtë e Coronavirusit gjithnjë e më shumë duket si një pandemi. Drejtori i Institutit Amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive thotë se ende nuk dihet se sa virusi është aq vrasës sa 'kushërinjtë' e tij Sars dhe Mers. 

Deri tani të paktën 24 provinca dhe bashki në Kinë kanë shtyrë rinisjen e aktiviteteve ekonomike dhe prodhuese deri në 10 shkurt për frikën e infeksionit të koronavirusit të Wuhan. Ndërsa infeksioni vazhdon të përhapet në të gjithë botën, studiuesit po për të gjetur një vaksinë.

Ndër bashkëbiseduesit e referencës në këtë proces tani ekziston edhe Italia pasi studiuesit e Institutit INMI Spallanzani në Romë kanë izoluar virusin, ndër të parët në botë dhe të dytin në Europë, vetëm ata të Louis Pasteur në Paris.

Të parët që izoluan virusin ishin kinezët, por ata nuk e dërguan atë jashtë kufijve kombëtar, që do të thotë që ata kanë publikuar vetëm të dhënat e sekuencës.

Tani, siç shpjegoi Maria Rosaria Capobianchi, drejtore e institutit të virologjisë Spallanzani, ekziston virusi i gjallë dhe i kultivueshëm në laborator, që mund të riprodhohet dhe studiohet.

Për momentin vështirë të thuhet se për sa kohë do të jetë e disponueshme një vaksinë, por megjithatë në bashkësinë shkencore, flitet nga javë ose disa muaj.

Spitali në Itali ku është kryer hulumtimi është i njëjti spital ku po mbahen një çift kinezësh të infektuar me koronavirus dhe që aktualisht janë në gjendje të mirë.

Ndërkohë në Tailand, një koktejl droge ka dhënë rezultate premtuese te një pacient 71-vjeçar i infektuar. Ministria e Shëndetësisë e Taivanit thotë se 48 orë pas trajtimit me një përzierje antiviralësh të përdorur për trajtimin e gripit dhe HIV-it, pacienti rezultoi negativ në teste.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:43
‘Koronavirusi nuk transmetohet me postë’, OBSH e shqetësuar për lajmet e rreme (FOTO FAKE)

Me shqetësimin dhe frikë në rritje që shoqërojnë përhapjen e koronavirus 2019-nCoV, psikozat po përhapen gjithashtu dhe lajmet e rreme, të cilat gjejnë terren pjellor në mediat sociale, në internet dhe në ‘zinxhirët’ e mesazheve telefonike.

Në Itali, ‘Istituto Superiore Sanità’ (ISS) ka rekomanduar përmes Twitterit "të mos i jepni besim burimeve jozyrtare mbi koronavirusin, siç janë mesazhet zanore në rrjetet sociale dhe aplikacionet e mesazheve".

Sipas OBSH, e cila merr shkas nga lajmet Fake, nuk ka asnjë provë që kafshët shtëpiake mund të infektohen me koronavirusin e ri.

Ajo gjithashtu këshillon "njerëzit e të gjitha moshave" të marrin masa për t’u mbrojtur nga virusi, për shembull duke ndjekur higjenën e mirë të duarve dhe duke mbuluar rrugët e frymëmarrjes kur teshtini ose kolliteni.

Përmes selisë qendrore në Gjenevë, gjashtë zyrave të saj rajonale dhe partnerëve,  OBSH po punon gjatë gjithe kohës për të identifikuar dhe klasifikuar thashethemet më të zakonshmedhe ato potencialisht të dëmshme për shëndetin publik, siç janë lajmet e rreme që kanë të bëjnë më mënyrat e parandalimit të infektimit apo masat e trajtimit.

Këto lajme të rreme, për tu bërë të besueshme shpërndahen bashkë me informacione të bazuara në prova shkencore, përmes kanaleve sociale (Weibo, Twitter, Facebook, Instagram, LinkedIn, Pinterest) dhe faqe të tjera të internetit", raporton OBSH.

Facebook tashmë prej disa ditësh ka lajmëruar se ka nisur të identifikojë dhe fshijë nga platforma lajmet e rreme

Ora 15:24
Koronavirusi, mbërrijnë në spitalin e ri në Wuhan grupi i parë i pacientëve të infektuar me virusin e ri kinez (FOTO)

Spitali i parë në Wuhan për trajtimin e të prekurve me koronavirus, ka pritur sot grupin e parë pacientëve.

Spitali i ri me 1000 shtretër përfundoi dje dhe sot aty u dërguan një grup mjekësh dhe pacientësh nga Pekini.

Numri i vdekjeve nga epidemia e koronavirusit ka shkuar në 362 kurse i atyre të infektuar ka tejkaluar shifrën 17 mijë.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Pekin, ato tejkalojnë numrin 350 të viktimave të shkaktuara nga SARS në Kinë në vitin 2002-2003.

Sot edhe Italia ka evakuuar 56 shtetas të saj të bllokuar në Wuhan.

Ndërkohë në Tailand, një koktejl droge ka dhënë rezultate premtuese te një pacient i infektuar me virusin e Wuhan.

Punimet për ndërtimin e spitalit nisën në datën 24 janar dhe dje ai ishte gati për të pritur pacientët nga provincat e infektuara nga koronavirusi i ri kinez.

Gjithashtu një tjetër spital i ri me 1300 shtretër është duke përfunduar së ndërtuari. Ai mendohet se do të jetë gati pas tri ditësh.

Ora 15:09
Kryeministri rus Mikhail Mishustin: Rusia do dëbojë shtetasit e huaj të infektuar me koronavirusin kinez

Rusia mund të dëbojë shtetasit e huaj nëse ata identifikohen të infektuar me koronavirusin kinez, njoftoi sot Kryeministri rus Mikhail Mishustin.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar një ligj federal që thotë se çdo i huaj mund të dëbohet nëse prania e tij paraqet një kërcënim të vërtetë për shëndetin publik.

Mishustin tha që kishte nënshkruar një plan kombëtar për të parandaluar përhapjen e infeksionit në Rusi.

TASS njofton gjithashtu se lëvizja e qytetarëve kinezë në territorin rus ka qenë e kufizuar dhe se ata të diagnostikuar me koronavirus  janë izoluar dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 362, një shifër që tejkalon 350 viktimat në territorin kinez të shkaktuara nga epidemisa e Sars.

Që nga shfaqja e virusit në qytetin e Wuhan dhjetorin e kaluar, epidemia e koronavirusit ka prekur 24 vende, 17 392 raste janë të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë, 487 njerëz kanë dalë nga spitalet pas shërimit dhe 21.558 raste janë të dyshuara si të prekur nga koronavirusi.

Ora 15:05
Mbretëria e Bashkuar jep 26 milion dollarë për të financuar prodhimin e vaksinës

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akorduar 26 milion dollarë për të zhvilluar vaksina të reja për koronavirusin dhe sëmundje të tjera infektive

Lajmi u bë i ditur nga Departamenti i Shëndetit dhe Ndihmës Sociale i Mbretërisë së Bashkuar.

Financimi i ri do të shkojë tek Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), i formuar fillimisht si përgjigje ndaj epidemisë së Ebolës në Afrikën Perëndimore.

Drejtori i Përgjithshëm i CEPI, Dr Richard Hatchett tha se shpresonte që një vaksinë eksperimentale të testohej brenda 16 javësh.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 362, një shifër që tejkalon 350 viktimat në territorin kinez të shkaktuara nga epidemisa e Sars.

Që nga shfaqja e virusit në qytetin e Wuhan dhjetorin e kaluar, epidemia e koronavirusit ka prekur 24 vende, 17 392 raste janë të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë, 487 njerëz kanë dalë nga spitalet pas shërimit dhe 21.558 raste janë të dyshuara si të prekur nga koronavirusi.

 

Ora 14:57
Koronavirusi, 11 raste të konfirmuara të infektuar nga virusi i Wuhan në Shtetet e Bashkuara

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA njoftuan edhe tre raste të reja të koronavirusit në Kaliforni, duke e çuar shtetin në 11 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Shtetet e Bashkuara

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka shpallur emergjencë të shëndetit publik në fillim të kësaj jave.

Vende të shumta, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar evakuimin e qytetarëve të tyre nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei në Kinë, ku u zbulua për herë të parë virusi.

Qeveria kineze sot ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkaktimin e panikut dhe përhapjen e frikës.

Ora 14:55
Vatikani dërgon qindra mijëra maska në provincat kineze të Hubei, Zhejiang dhe Fujian

Vatikani dërgon në Kinë qindra mijëra maska për njerëzit në provincat kineze të Hubei, Zhejiang dhe Fujian, si ndihmë në përballimin e shpërthimit të koronavirusit.

Në një deklaratë të lëshuar për CNN, zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se maska u dërguan "për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit".

Pekini zyrtar më herët ka njoftuar se në Kinë ka nevoja urgjente për pajisje mbrojtëse dhe pajisje mjekësore për të përballuar epideminë e koronavirusit të ri të Wuhan i cili vazhdon të mbajë një ritëm të qëndrueshëm, duke pasur parasysh që 362 vdekjet e deritanishme kanë tejkaluar 349 vdekjet e shkaktuara nga SARS në 2003 në territorin kinez ndërsa të infektuarit janë më shumë prej 17,000.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hua Chunying tha se "Ajo që Kina kërkon urgjentisht nga shtetet e tjera janë maska mjekësore, kostume mbrojtëse dhe syze mbrojtëse".

Ndërkohë në Tailand, një koktejl droge ka dhënë rezultate premtuese te një pacient 71-vjeçar i infektuar. Ministria e Shëndetësisë e Taivanit thotë se 48 orë pas trajtimit me një përzierje antiviralësh të përdorur për trajtimin e gripit dhe HIV-it, pacienti rezultoi negativ në teste.

Ora 11:42
Koronavirusi: Kina akuzon Shtetet e Bashkuara për përhapjen e panikut dhe frikës

Qeveria kineze ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkaktimin e panikut dhe përhapjen e frikës.

Sipas Pekinit zyrtar, paniku dhe frika janë shtuar pas vendimit të SHBA për të shpallur emergjencë kombëtare të shëndetit publik dhe për ndalimin e hyrjes për shtetasve të huaj që kanë vizituar Kinën në dy javët e fundit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying, tha se "Janë pikërisht vende të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, me aftësi të forta parandaluese të epidemisë që kanë vendosur kufizime të tepërta në kundërshtim me rekomandimet e OBSH".

Më 23 janar, Shtetet e Bashkuara urdhëruan largimin e të gjithë personelit jo të domosdoshëm amerikan dhe anëtarëve të familjes së tyre nga Wuhan.

Më 30 janar, Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një emergjencë globale shëndetësore për virusin e ri.

Ora 11:41
Koronavirusi/Apeli i Pekinit: Nevojë urgjente për materiale mjekësore

Pekini zyrtar ka njoftuar se në Kinë ka nevoja urgjente për pajisje mbrojtëse dhe pajisje mjekësore për të përballuar epideminë e koronavirusit të ri të Wuhan i cili vazhdon të mbajë një ritëm të qëndrueshëm, duke pasur parasysh që 362 vdekjet e deritanishme kanë tejkaluar 349 vdekjet e shkaktuara nga SARS në 2003 në territorin kinez ndërsa të infektuarit janë më shumë prej 17,000.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hua Chunying tha se "Ajo që Kina kërkon urgjentisht nga shtetet e tjera janë maska mjekësore, kostume mbrojtëse dhe syze mbrojtëse".

Ndërkohë në Tailand, një koktejl droge ka dhënë rezultate premtuese te një pacient 71-vjeçar i infektuar. Ministria e Shëndetësisë e Taivanit thotë se 48 orë pas trajtimit me një përzierje antiviralësh të përdorur për trajtimin e gripit dhe HIV-it, pacienti rezultoi negativ në teste.

Ora 09:32
Koronavirusi, evakuohen 56 italianët e bllokuar në Wuhan, mes tyre dhe 5 fëmijë

Një avion ‘Boeing 767’ ka evakuuar nga Wuhan, epiqendra e koronavirusit, 56 italianë të bllokuar prej shpërthimit të epidemisë.

Mes të evakuuarve ka patur edhe 5 fëmijë.

Numri total i italianëve që ndodheshin në qytetin ‘ku lindi vdekja’ ishte 66 por dhjetë prej tyre zgjodhën të qëndronin.

Një prej italianëve të bllokuar nuk u evakuua për në Itali pasi u konstatua se ishte me ethe dhe temperaturë, shenja këto të një infektimi të mundshëm.

Numri i vdekjeve nga epidemia e koronavirusit ka shkuar në 362 kurse i atyre të infektuar ka tejkaluar shifrën 17 mijë.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Pekin, ato tejkalojnë numrin 350 të viktimave të shkaktuara nga SARS në Kinë në vitin 2002-2003.

Ndërkohë në Tailand, një koktejl droge ka dhënë rezultate premtuese te një pacient i infektuar me virusin e Wuhan.

Ora 09:28
OBSH e shqetësuar nga përhapja e nga 'infodemisë', lajmeve të rreme në internet

Veç koronavirusit, ajo që po shqetëson OBSH është të gjejë një kurë për të luftuar "infodeminë", vala e lajmeve të rreme që po përhapen bashke me koronavirusin e Wuhan, në mbarë boten.

Përmes selisë qendrore në Gjenevë, gjashtë zyrave të saj rajonale dhe partnerëve, OBSH po punon gjatë gjithe kohës për të identifikuar dhe klasifikuar thashethemet më të zakonshmedhe ato potencialisht të dëmshme për shëndetin publik, siç janë lajmet e rreme që kanë të bëjnë më mënyrat e parandalimit të infektimit apo masat e trajtimit.

Këto "lajme të rreme", për tu bërë të besueshme shpërndahen bashkë me informacione të bazuara në prova shkencore, përmes kanaleve sociale (Weibo, Twitter, Facebook, Instagram, LinkedIn, Pinterest) dhe faqe të tjera të internetit", raporton OBSH.

Facebook tashmë prej disa ditësh ka lajmëruar se ka nisur të identifikojë dhe fshijë nga platforma lajmet e rreme.

Numri i vdekjeve në Kinë nga epidemia e koronavirusit kanë kapërcyer viktimat e SARS. Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 361, një shifër që tejkalon 349 viktimat në territorin kinez të shkaktuara nga epidemia e viteve 2002-2003.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genta: 03/02/2020 11:01

    Shqiperia të mbylle kufinjte e saj!

    Përgjigju
    • Ismail: 03/02/2020 14:10

      Mbyllni kufijte se italianet janë afer Shqiperise urgjent të mbyllen kufijte!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja