Koronavirusi, faturën e dragoit të sëmurë do ta paguajë gjithë bota

Koronavirusi, faturën e dragoit të sëmurë do ta paguajë gjithë bota

Leximi i raportit të luftës koronavirus nuk është vetëm mjekësor. Imazhet fantazmë të krahinës së shkretë Hubei tregojnë dimensionin e dragoit të plagosur.

Linjat ajrore nuk qarkullojnë më në qiellin kinez. Impiantet e Volkswagen, BMW, Volvo, Toyota apo Tesla kanë ndalur punën. Apple, Ikea apo rrjetet e Starbucks  dhe McDonald's, përkohësisht kanë pezulluar veprimtarinë. Një ndalesë e gjatë mund të prishë zinxhirët e furnizimit në sektorët kimikë, automobilistikë, tekstile dhe elektronikë.

Në zemër të perandorisë, ku pothuajse 50 milion njerëz janë karantinuar pjesërisht, mbijetesa e tyre iu është besuar qindra tonëve ushqim që ushtria përpiqet të shpërndajë.

Por dimensioni i botës së globalizuar është ai që frikëson më tepër pasi emergjenca e koronavirusit këtë vit mund të gjenerojë një shenjë të fortë negative në të ardhurat prej turizmit në mbarë botën.

Sipas analistëve, javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar efektivitetin e masave të vendosura nga Pekini për të përmirësuar krizën dhe për të parandaluar dëmet serioze ekonomike.

Rinisja e prodhimit në Kinë për të stabilizuar tregjet dhe për të furnizuar ekonominë globale është një zgjidhje që të gjitha vendet shpresojnë me gjithë zemër të ndodhë.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, shkon në 493 numri i të vdekurve, rreth 771 persona të tjerë në gjendje kritike për jetën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën