
Psikoza është më e fortë se virusi.
Dje, një burrë i moshuar i goditur nga një sulm në zemër, ndërsa ai po kthehej në shtëpi, u la të vdiste ndërsa askush nuk guxonte t'i afrohej.
Ngjarja ndodhi në qytetin Wuhan, në Kinë, aty ku filloi pandemia e koronavirusit që po frikëson planetin.
Askush nuk e ndihmoi burrin, i cili mbante një maskë në fytyrën si të gjithë bashkëqytetarët e tij.

Në qytetin industrial me 11 milionë njerëz nën karantinë, në rrugë ka vetëm disa kalimtarë, por ata nuk guxojnë të shkojnë pranë viktimës.

Lajmi kryesor:
Koronavirusi kinez, 213 të vdekur, Italia konfirmon dy rastet e para, shpall 'Gjendjen e Emergjencës Kombëtare', OBSH: Emergjencë globale









