Nga sot asnjë aktivitet futbollistike në vend nuk do mund të zhvillohet. Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka marrë këtë masë të ashpër për shkak të Emergjencës së Koronavirusit në vendin tonë. Dy ditë më parë ishte FSHF që njoftoi se kampionati do të vijonte sipas programit por pa tifozë, ndërsa së fundmi duke parë edhe ecurinë e ngjarjeve ky vendim ka rënë poshtë.
Sipas FSHF-së masa e fundit për ndërprerjen e kampionatit vjen nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend. Për rifillimin e garave futbollistike FSHF shkruan se do të njoftojë në një moment të dytë.
"Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19.
Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit.
Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane", njofton Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit.
B.K./Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.7%
-
Jo
42.2%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1949
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spikat derbi i kryeqytetit, Vllaznia pret kampionët në fuqi! Agjenda e raundit të 22-të në Superligë, dy debutime trajnerësh
24 Janar, 12:17
-
Disiplina e FSHF dënon me 200 mijë lekë gjobë Elbasanin, Besa edhe 2 ndeshje pa tifozë! Pezullohet dënimi i 3 futbollistëve të Ilirisë dhe zyrtarit të Tomorit
23 Janar, 18:40
-
Po mahnit Anglinë, Rocco Vata ndiqet nga Man. United! Drejtoria teknike në FSHF është 'në gjumë'
23 Janar, 15:32
-
Sylvinho në stadium, Asllani dhe Laçi shkëlqejnë në Champions League
23 Janar, 09:13
-
Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri
21 Janar, 20:21
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Partizani gjen Laçin, AF Elbasani luan me Vllazninë
17 Janar, 11:11
-
Kushtet atmosferike, shtyhen dy ndeshjet e Kategorisë së Parë! Agjenda e javës së 19-të
16 Janar, 14:53
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shkodran dhe Kombëtares! Vllaznia homazhe në stadiumin 'Loro Boriçi'
16 Janar, 13:52
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa e Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19