Varianti i ri i COVID krijon frikë në Evropë/ Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria ndalojnë fluturimet me Britaninë e Madhe! Gati dhe Franca

TIRANË- Varianti i ri i COVID, i zbuluar pak ditë më parë në Britaninë e Madhe ka ngjallur frikë në Europë, për pasojë shumë shtete kanë nisur që të marrin masat për të parandaluar një situatë të ngjashme më atë që ndodhi me COVID-19. Kështu, mësohet se ditën e sotme Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë marrë menjëherë masa, duke ndaluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, teksa të njëjtin vendim po e diskuton edhe Franca.

Ministri i Shëndetësisë italian Roberto Speranza në një dalje për mediat tha se ky urdhër i ri do të qëndrojë në fuqi për të paktën deri më 6 janar 2021 dhe ndalon hyrjen ose qëndrimin tranzit të të gjithë personave që kanë qenë në Britaninë e Madhe në 14 ditët e fundit që nga marrja e këtij vendimi.

"Nënshkrova një urdhër që bllokon fluturimet që nisen nga Britania e Madhe dhe ndalon hyrjen në Itali të atyre personave që kanë qenë atje për 14 ditët e fundit. Varianti i ri i COVID, i zbuluar së fundmi në Londës është shqetësues dhe do të hetohet nga shkencëtarët tanë", tha  ministri i Shëndetësisë italian Roberto Speranza.

Maria Van Kerkhove, kreu i njësisë koronavirus të OBSH-së, bëri të ditur se ky variant i ri i COVID-it është identifikuar tashmë edhe në Danimarkë dhe Australi. Në Danimarkë, sipas OBSH, ka 9 raste të variantit të ri për pasojë ato kanë bërë thirrje vendeve europiane që të forcojnë kontrollet dhe të rrisin kapacitetet për të mësuar më shumë rreth rreziqeve që mund të paraqes ky virus.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka asnjë provë që tregon se varianti i ri është më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po tregon të jetë deri në 70% më i transmetueshëm. Varianti i ri i koronavirusit u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.

Mbetet për t'u parë nëse një masë të tillë do e marrë apo jo edhe Shqipëria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
'Kujtesë kundër egoizmit kombëtar'/ Fuga: Vendet e pasura mund ta blejnë vaksinën ndaj COVID, po ja që një mutacion mund ta bëjë të padobishme!

Qeveria shqiptare ka reaguar për herë të parë pas shfaqjes së variantit të ri të COVID-19  që u shfaq në Britaninë e Madhe. Reagimi i parë ka ardhur nga drejtori i Komunikimin në zyrën e Kryeministrisë, Endri Fuga. Duke shpresuar se ky variant i ri i COVID, nuk do e bëjë rezistent ndaj vaksinës, Fuga shkruan se ky është një tregues se në betejën kundër këtij virusi duhet një vaksinim universal.

“Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë COVID-19 rezistent ndaj vaksinës ekzistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar. Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por ja që një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme. Vaksinimi universal është një domosdoshmëri,”- shkruan Fuga.

Ora 21:27
Italia shënon rastin e parë me variantin e ri të COVID-19

Foto ilustruese

Italia ka shënuar rastin e parë me variantin e koronavirusit të ri që është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, raportojnë mediat italiane. Pacienti ishte kthyer në Fiumicino pas një fluturimi nga Mbretëria e Bashkuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edmond: 21/12/2020 00:15

    Kryeministri duhet ta Mbyll me shpejt, sepse ne skemi spitale, po erdhi ketu varianti I ri, vam per lesh Ketu njerzit nuk besojn ne covid, asnje nuk e vesh masken si duhet, po na erdhi varianti I ri, nuk e perbalojm dot sepse perhapja do jet shume e madhe. Eshte 70% me transmetues

    Përgjigju
  • Redi: 20/12/2020 21:03

    Zmadhim artificial mediatik i financuar ne shkalle globale nga persona te fshehte me qellim perfitimi - kjo eshte ajo qe po ndodh me semundjen nga virusi covid19.

    Përgjigju
    • Albani: 20/12/2020 23:22

      Po ata qe vdesin zoteri,ketu behet fjale po vdesin nga 600-700 persona ne dite ne Itali e poshte e perpjete.Lini teorite konspirative,se ketu po humbin jete njerezish.

  • Lana: 20/12/2020 19:20

    Skeni pa gjo akoma tha ai i qofteve ke daja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb