Koronavirusi/ Ditë e zezë për Italinë, 627 të vdekur brenda 24 orëve, Conte merr masa të reja shtrënguese (VIDEO)

Shkon në 4,032 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa 627 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite, i arritur deri tani. Sipas të dhënave të fundit nga autoriteti shëndetësor rreth 4.670 persona të tjerë janë infektuar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 37.860 persona.

Ndërkaq, referuar situatës së vështirë me të cilën po përballet vendi, kryeministri Giuseppe Conte pritet të bëjë publike nga momenti në moment, masat e reja shtrënguese, të cilat sipas mediave italiane nuk do të përfshihen në dekretin e ri Presidencial, për shkak të efektit të tyre korrektues.

Ndër masat në shqyrtim ishte ndalimi i aktivitetit fizik në natyrë, mbyllja e supermarketeve dhe qendrave tregtare gjatë fundjavës, ndalesa për të kaluar në shtëpitë e dyta. Palazzo Chigi megjithatë saktëson se "marketet, supermarketet, dhe dyqanet ushqimore do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavës".

Mënyra e re e kontrolleve do të fillojë nesër "dhe do të vijoi deri në një njoftim të mëtejshëm". Po ashtu, pas marrjes së masave të reja pritet të shtohen kontrollet për të gjitha makinat në rrugë, me radhë dhe jo më vetëm kontrolle të rastësishme.

Në shërbimin e shërbimit të vendosur sot nga Komanda e Përgjithshme e Policisë lokale të Romës, rekomandohet gjithashtu "qëndrueshmëri në kontrollet" e "ecjes". Për më tepër, kontrolle më të mëdha pritet të ketë në parqe.

 


Lajmi kryesor:

Mbi 10 mijë të vdekur në botë nga koronavirusi, zero të infektuar në Wuhan! Ditë e zezë për Italinë, 627 viktima në 24 orë


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille