Pas frikës së përhapjes së koronavirusit në të gjithë botën edhe vendi ynë ka marrë masat e nevojshme.

Fakti që është një virus i ri,  të gjithë pyesin veten se si të mbrohen dhe se si të ushqehen.

OBSH ditën e djeshme shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka punuar me autoritetet kineze e ekspertë globalë për të mësuar më shumë rreth virusit.

Për këtë arsye, OBSH ka publikuar rekomandime për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të patogjenëve që shfaqen nga kafshët te njerëzit në tregjet e kafshëve të gjalla.

Gjithashtu ka dhënë këshilla për njerëzit se si të mbrojnë veten dhe ata përreth tyre nga marrja e sëmundjes, gjithashtu edhe rekomandime për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh, të cilat përfshijnë higjenën e duarve, frymëmarrjes dhe praktikat e sigurta të ushqimit.

Sipas fotove ilustruese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit duhet të kemi kujdes me higjenën, me larjen e banakëve dhe thikave me të cilat prejmë ushqimet.

Foto nga AKU

Larja e duarve para dhe pas përgatitjeas së ushqimit.

Duhet të konsumojmë produkte të mbrojtura dhe të certifikuara.

Gjithashtu duhet patur kujdesa me mishin e konsumuar dhe të kemi kujdes se mos është i skaduar apo ngordhur.

Kujtojmë që virusi i ri është një koronavirus, një familje e viruseve që përfshijnë të ftohtin e zakonshëm dhe viruse të tilla si SARS-CoV dhe MERS-CoV. Ky virus i ri u emërua përkohësisht "2019-nCoV".

Foto nga AKU