Koronavirusi, Korea e Jugut epiqendër e re e epidemisë?/ Shënohen dy viktima të tjera, 123 persona të infektuar brenda 24 orëve

Koronavirusi, Korea e Jugut epiqendër e re e epidemisë?/ Shënohen dy viktima të tjera, 123 persona të infektuar brenda 24 orëve

1582433659_d85a588e19ca41b99871ae66d6f980e6.jpg

Përkeqësohet më tej gjendja nga koronavirusi në Korenë e Jugut, ndërsa dy persona të tjerë humbën jetën duke çuar në 4 numrin e viktimave dhe 123 persona të tjerë u konfirmuan të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.

Të dhënat e fundit të raportuara nga Qendra së Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) e çojnë në 556 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në vend.

Ndërkaq, autoriteti shëndetësor bën me dije se po kryhet një hetim referuar dy viktimave të fundit për të kuptuar më tepër rreth vdekjeve dhe sëmundjes. Autoritetet raportuan se, një nga vdekjet ishte një burrë rreth të 50-tave e tij, i cili po trajtohej në një spital në provincën e Veriut Gyeongsang, ku janë konfirmuar 92 raste të tjera.

93 nga 123 rastet e reja, janë nga qyteti jugor i Daegu. Masat e marra për evitimin e shpërhapjes së virusit, bën që qyteti jugor Korean me një numër popullsie 2.3 milion banorë t’I ngjajë gjithnjë e më tepër Ëuhan-it, qyteti ku lindi vdekja në Kinë.

Rrugët kanë filluar të boshatisen teksa edhe mjaftë njësi shërbimi kanë reduktuar oraret dhe të tjerë janë mbyllur pas lajmit të lëshuar nga autoritetet se një person superpërhapëse e koronavirusit ka infektuar shumë besimtarë në kishën e qytetit.

Shpërthim i madh ka qenë i përqendruar rreth kishave që lidhen me grupin fetar Shincheonji. Të paktën 75 nga rastet e reja ishin të lidhura me grupin.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, shkon në 2.461 numri i viktimave, 19 prej të cilave në shkallë globale, rreth 79 mijë të tjerë të infektuar


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë