Koronavirusi, mbi 2 mijë raste të reja infeksioni dhe 73 viktima në 24 orët e fundit në Itali

Koronavirusi, mbi 2 mijë raste të reja infeksioni dhe 73 viktima në 24 orët e fundit në Itali

Foto ilustruese

Në Itali janë regjistruar 2557 raste të reja infeksioni me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa kanë humbur jetën 73 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 126.415.

Ndërkohë, në kujdesin intensiv janë të shtruar 836, 56 më pak se një ditë më parë

 Numri total i rasteve të infeksionit në shtetin fqinj ka shkuar në 4,227,719, ndërsa ai i të shëruarve ka shkuar në 3,901,112, me një rritje prej 7,853 në 24 orët e fundit.

Edhe në Itali, situata me pandeminë është drejt përmirësimit, ndërsa deri tani janë 7 rajone, Abruzzo, Liguria, Veneto, Friuli Venezia Giulia, Molise dhe Sardenja  që janë klasifikuar në zonën e bardhë të rrezikut, me rrezik shumë të ulët të infeksionit.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025