Koronavirusi, 250 viktima sot në Itali. Brukseli: Ndihmojmë Italinë me gjithçka. Kina shpëton nga epidemia, hap shkollat më 25 mars. Presidenti Bolsonaro i infektuar, darkoi me Trump (VIDEO)

Italia po kalon një gjendje të vështirë dhe përvoja e saj në betejat ditore në përpjeke për të ndalur përhapjen e koronavirusit ndoshta do të jetë e dobishme për të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Vendi ka nevojë për solidaritet dhe jo pengesa. Fjalët veçanërisht të qarta shprehu Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella ndaj Brukselit dhe Frankfurtit. Duke zhgënjyer pritshmëritë italiane, Banka Qendrore Europiane ka vendosur të mos ndërhyjë për të ulur normat e interest, një pozicion ky që, megjithë fjalët siguruese të Presidentes së BQE-së
Christine Lagarde, i ka zhytur tregjet në depression.

Brukseli paskësaj ka lëshuar një deklaratë ku shprehet i gatshëm të pezullojë rregullimet buxhetore të rekomanduara nga Këshilli i Europës për vendet e goditura nga epidemia që kërcënon recession të rëndë në zonën e euros dhe BE

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se "Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Italinë me gjithçka që i nevojitet, për momentin teksa ndodhet e prekur  rëndë nga situate epidemiologike

Pas masave radikale të marra nga qeveria italiane, të cilat konsistojnë në mbylljen e aktiviteteve tregtare, veç atyre të nevojave themelore dhe farmacive, në ditën e dytë të ‘mbylljes totale’, në Milano dhe qytete të tjera, kryetarët e komunave dhe bashkive janë detyruar të mbyllin parqet pasi janë të tejmbushura me njerëz. Parqet janë urdhëruar të mbyllen përveçse në Lombardi edhe në disa qendra të Rajonit Emilia Romagna, një tjetër nga rajonet me numrin më të madh të infeksioneve. Adminitratori i Rajonit të Lombardisë, Fontana, tha se ishte i gatshëm të mbyllë parqet në të gjithë rajonin, si dhe tregjet e hapura, edhe pse mbyllja e tregjeve është aktualisht ndër masat më të diskutuara.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë është rritur në 128,343 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 4,720. Gjithsesi epidemia nuk ndalet. Edhe Kanadaja deri dje e pa prekur nga koronavirusi ka goditur ‘katet e larta’ teksa dje u testua pozitive ndaj virusit të ri gruaja e kryeministrit Justin Trudeau. Ndërkohë, fluturimet janë anuluar dhe aeroportet në të gjithë botën thuajse janë mbyllura. Lajmi i mirë, megjithatë, vjen nga Kina dhe Koreja e Jugut.

Koronavirusi: Kina, vetëm 8 raste dhe 80% shërime

Kina ka njoftuar sot vetëm 8 raste të reja të regjistruara me infeksion dhe 7 vdekje, për një total prej 3176 viktimash. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë gjithashtu raportoi se 6 vdekje i përkasin provincës së Hubei, epiqendra e epidemisë dhe një në atë të Shandong. Numri i të shëruarve sot ishte 1.318 pacientë për një total prej 64,111, e barabartë me gati 80% të totalit të të sëmurëve.

Koronavirusi: në Korenë e Jugut më shumë të shëruar sesa raste të reja të infeksionit.

Për herë të parë që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, ka pasur më shumë shërime sesa infeksione në Korenë e Jugut. Autoritetet e Seulit kanë raportuar vetëm 110 raste të reja që konfirmojnë trendin në rënie.

Koronavirusi: një vdekje në Kansas, numri i të vdekurve në SHBA rritet 41

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara për shkak të koronavirusit është rritur në 41 teksa viktima e fundit u regjistrua në Kansas kurse totali i të infektuarve ka shkuar në 1.600.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Mesazhi kuptimplotë nga shtetasi italian: Nëse nuk qëndroni në shtëpi do përfundoni në...(VIDEO)

Italia është e tëra në karantinë për shkak të përhapjes së frikshme dhe numrit të lartë të të infektuarve në të gjithë vendin. Një shtetas italian ka dhënë një mesazh plot kuptim dhe të vyer për të gjithë njerëzit në botë që pretendojnë se koronavirusi është një gjë që kalohet lehtë apo prek vetëm të moshuarit. Shtetasi italian shprehet se nëse nuk qëndronin në shtëpi atëherë të gjithë do të përfundojnë viktima të koronavirusit.

Ora 18:32
Koronavirusi nuk kursen askënd, as VIP-at, qofshin ata politikanë, sportistë apo personazhe të biznesit

Koronavirus nuk kursen askënd. As VIP-at, qofshin ata politikanë, sportistë apo personazhe të biznesit të show-t. Disa kanë frikë, por tregohen të qetë, si Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili në 7 Mars, së bashku me vajzën e tij Ivanka dhe dhëndrin Jared Kushner, pritën Presidentin Jair Bolsonaro dhe zëdhënësin e tij Fabio Ëajngarten, ky i fundit rezultat pozitiv në Covid-19.

Nga sporti në kulturë

Në futbollin italian, është infektuar Daniele Rugani, mbrojtësi i Juventusit, futbollisti i parë i Serie A si dhe Manolo Gabbiadini, sulmuesi i Sampdorias. Njëri asimptomatik, tjetri me pak ethe. Koronavirus gjithashtu infektoi edhe basketbollistin francez Rudy Gobert, i kritikuar shumë për nënvlerësimin e tij ndaj epidemisë, deri në atë pikë sa duhet të kërkonte falje. Edhe kultura është plagosur gjithashtu teksa janë infektuar shkrimtari kilian Luis Sepulveda dhe aktori Tom Hanks, me gruan e tij Rita Ëilson, të cilët janë në izolim pa simptoma

Edhe politika e infektuar nga koronavirusi 

Në të gjithë botën, duket se politika numëron numrin më të madh të pacientëve të infektuar me Covid-19. Në Itali rezultojnë të prekur nga sëmundja kreu i PD, Nicola Zingaretti, deputetët Edmondo Cirielli, Claudio Pedrazzini dhe Alberto Cirio, presidentë të Lazio dhe Piemonte. Ministrja e Shanseve të Barabarta Spanjolle, Irene Montero duket se ka kontraktuar virusin gjatë një marshimi më 8 Mars. Të infektuar janë gjithashtu Pedro Iglesias, themeluesi i Podemos spanjolle, Ministri Francez i Kulturës Frank Riester dhe Ministri i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar Nadine Dorries. Ndër të famshmit në izolim është edhe Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë si dhe gruaja e tij, Sophie Gregorie është testuar positive.

Ora 18:18
Koronavirusi/Itali, 14,955 të infektuar gjithsej, totali i viktimave 1266, rritet numri i të shëruarve në 1439

Itali janë regjistruar 14,955 të infektuar me koronavirus, 2,116 më shumë se dje. Komisioneri i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli gjatë konferencës së përditshme tha se numri i viktimave të regjistruara sot është 250 për një total prej 1266 kurse numri i të shëruarve është rritur në 1439, 181 më shumë se dje.

Pas masave radikale të marra nga qeveria italiane, të cilat konsistojnë në mbylljen e aktiviteteve tregtare, veç atyre të nevojave themelore dhe farmacive, në ditën e dytë të ‘mbylljes totale’, në Milano dhe qytete të tjera, kryetarët e komunave dhe bashkive janë detyruar të mbyllin parqet pasi janë të tejmbushura me njerëz. Parqet janë urdhëruar të mbyllen përveçse në Lombardi edhe në disa qendra të Rajonit Emilia Romagna, një tjetër nga rajonet me numrin më të madh të infeksioneve. Administratori i Rajonit të Lombardisë, Fontana, tha se ishte i gatshëm të mbyllë parqet në të gjithë rajonin, si dhe tregjet e hapura, edhe pse mbyllja e tregjeve është aktualisht ndër masat më të diskutuara.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë është rritur në 128,343 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 4,720. 

Ora 17:59
Koronavirusi, Kina shpëton nga epidemia, hap shkollat më 25 mars

Epidemia e koronavirusit vazhdon të përhapet në të gjithë botën dhe numri i të infektuarve është rritur në mbi 128 mijë kurse viktimat kanë arritur në më shumë se 4720.

Megjithatë lajme të mira vijnë nga Kina. Pekini zyrtar ka njoftuar sot se do të hap shkollat më 25 mars teksa ka regjistruar vetëm 8 raste të reja me infeksion dhe 7 vdekje, për një total prej 3176 viktimash.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë gjithashtu raportoi se numri i të shëruarve është i barabartë me gati 80% të totalit të të sëmurëve.

Në Korenë e Jugut, për herë të parë që nga fillimi i epidemisë ka pasur më shumë shërime sesa infeksione.

Ora 16:45
Koronavirusi, në Iran varre masive në qytetin e Qom për të varrosur viktimat

Sipas ‘Washington Post’ në Iran viktimat nga koronavirusi po varrosen në varre të përbashkët në provincën e Qom, 80 km në jug të Teheranit, qytet I cili ishte vatra e përhapjes së infeksionit.

Sipas gazetës, numri i vdekjeve për shkak të Coivid-19 është shumë më I lartë se numri që prezantohet nga Republika Islamike.

Zonë e mbushur me mbi 250 kufoma

Vdekjet nga koronavirusi në Iran deri tani të konfirmuan janë 514. Ndërkohë, ‘Washington Post’ shkruan se zona e ‘Behesht-e Masoumeh’, ku dyshohet se janë hapur varret masive, sipas pamjeve satelitore në muajin tetor ishte bosh, tani ajo është e mbushur me mbi 250 kufoma. Sipas gazetës amerikane, e cila citon analizën e disa ekspertëve, bëhet fjalë për një hapësirë mbi 90 metra të gjatë dhe ekuivalente me dy fusha futbolli.

Ora 16:42
Mjekët dhe infermierët zbulojnë shenjat e plagët që i shkakton maska e koronavirusit (FOTO)

Maska është një prej mjete mbrojtëse për të shmangur infektimin nga koronavirusi.

Duke e përdorur këto ditë kemi zbuluar se është shumë e bezdisshëshme ta mbash dhe kur rri për një kohë të gjatë në fytyrë lë shenja.

Shenjat mund të kthehen në plagë kur mbajtja e saj përsëritet.

Foto e infermiereve apo mjekëve kinezë apo italianë janë bërë virale në rrjet, të cilët shfaqen të rraskapitur në krye të detyrës së tyre humane.

Sipas Daily Mail, mjekët I kushtojnë gjysmë ore në ditë mjekimit të fytyrës për shkak të plagëve të marra nga maska kirurgjikale.

Më sipër do të jenë disa nga foto e mjekëve apo infermiereve nga Korea e Jugut, një prej qendrave me përhapjen më të madhe të COVID-19.

Fytyrat e tyre të lodhura e të fashura shprehin akoma shpresë edhe pse nuk dihet akoma se kur do të marrë fund gjithë kjo pandemi

Ora 15:42
Presidenti i Brazilit i infektuar me koronavirus. Darkoi me Donald Trump një javë më parë. Në botë më shumë se 128 000 me Covid-19

Sipas 'Johns Hopkins', në botë ka 128,343 raste të koronavirusit. Deri tani Covid-19 ka vrarë mbi 5000 njerëz që nga fillimi i epidemisë në Kinë.

Edhe pse një numër i madh i pacientëve janë shëruar, epidemia nuk ndalet.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u testua pozitiv për testin e koronavirusit. Lajmi u raportua nga Gazeta ‘o Dia’, gazeta më e rëndësishme në Rio de Janeiro.

Javën e kaluar, më 8 mars, Bolsonaro darkoi me presidentin amerikan Donald Trump në rezidencën e presidentit në Mar-a-Lago, në Florida. Një bashkëpunëtor i ngushtë i Bolsonaro-s, shefi i komunikimit, Fabio Wajngarten, i cili gjithashtu shfaqet në foto, është testuar pozitiv.

Vetë Bolsonaro është përpjekur që në media ta shpërfillë krizën e koronavirusit. Ai tha të mërkurën se “gripi stinor vret më shumë se ky” dhe e quajti shqetësimin për koronavirusin “të tepërt”.

Trump është përpjekur të jetë sa më i qetë në lidhje me koronavirusin. Ai ka deklaruar se ndihet mirë dhe se nuk e ka bërë testin por ende nuk dihet se si do të reagojë ai nëse raportimet për Bolsonaron janë të vërteta.

Sot u konfirmua gjithashtu pozitiv me koronavirus, ministri i Brendshëm i Australisë i cili një javë më parë ishte në një takim me vajzën e Presidentit Trump, Ivanka.

Nuk ka ende një deklaratë zyrtare në Shtëpia e Bardhë nëse presidenti dhe vazja e tij i janë nënshturar testit ose nëse ata do të vetizolohen.

Ora 15:27
Republika Çeke mbyll plotësisht kufijtë, Austria mbyll aktivitetet tregtare dhe pezullon fluturimet

Republika Çeke mbyll plotësisht kufijtë, Austria mbyll aktivitetet tregtare dhe pezullon fluturimet

Qeveria e Republikës Çeke ka njoftuar se duke nisur nga dita e hënë do të mbyllen kufijtë për të huajt që duan të hyjnë në vend dhe për çekët që duan të shkojnë jashtë vendit. Masa radikale ka të bëjë me përpjekjet e qeverisë për të frenuar përhapjen e Covid-19. Këto kufizime nuk zbatohen për të huajt që kanë leje qëndrimi të përhershëm ose leje qëndrimi që zgjasin më shumë se 90 ditë.

Në Republikën Çeke deri tani ka patur 117 të infektuar dhe nuk janë regjistruar viktima.

Austria mbyll dyqanet dhe baret

Qeveria austriake ka urdhëruar mbylljen e të gjitha dyqaneve dhe lokaleve, me përjashtim të atyre të nevojave themelore, si ato ushqimore dhe farmacive, duke filluar nga e hëna, si dhe pezullimin e fluturimeve me disa vende europiane, në tentative për të frenuar epideminë e koronavirusit.

Ora 15:03
Koronavirusi/ Gjesti i rrallë i italianëve në Napoli për të mos u ndjerë vetëm në shtëpi - VIDEO

Për të mos u ndjerë vetëm, italianët në Napoli kanë bërë një gjest të rrallë. në kor nga ballkonet e shtëpive të tyre, atë këndojnë këngën "përqafomë mw fort".

Ora 12:17
Koronavirusi/ Britania e Madhe - Fjalimi i Boris Johnson: Mësohuni me faktin se do humbisni të dashurit tuaj

Shprehja e kryeministrit britanik Boris Johnson është tronditëse: Shumë familje do të humbasin të dashurit e tyre dhe nuk do jenë në në gjendje të bëjnë asgjë.

Britania po ndahet nga pjesa tjetër e Europës. Ndërsa qeveritë në kontinentin e vjetër po marrin masa gjithnjë e më drastike, Londra duket se me fjalët e Johnson po ‘lan duart’ përballë emergjencës së infeksionit nga koronavirusi.

Këshillat themelore kundër koronavirusit në fakt janë përdorimi i sapunit dhe ujit; ata që kanë simptoma ftohje të qëndrojnë në shtëpi për një javë, por për biznesin asnjë masë, nuk do të mbyllen. Duket se jeta në Londër vazhdon të rrjedhë normalisht (dhe askush nuk përdorë maska).

Megjithatë, toni i përdorur nga Kryeminsitri Johnson në fjalimin e tij nga ‘Downing Street’ dje ishte sa serioz po aq dhe solemn. Ai pranoi se vendi po përballet me emergjencën e ikoronavirusit teksa në vend numri i të infektuarve tashmë mund të ketë arritur në një mijë. Por Johnson këmbënguli se marrja e masave "drakoniane" nuk do të ndryshonte asgjë dhe madje mund të ishin kundërproduktive.

Ora 10:59
SKEDA europiane e koronavirusit, masat e emërgjencës shëndetësore...Si po frenohet COVID-19 (VIDEO)

Si është përhapja e COVID-19 në Evropë dhe çfarë masash kanë marrë qeveritë?

Franca ka regjistruar 2284 raste të infektuar dhe 48 viktima. Në përgjigje të emergjencës, qeveria franceze ka udhëruar mbylljen e shkollave, universiteteve, shkollave, kopshteve, çerdheve dhe azileve deri më 3 prill. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se kjo është emergjenca më e rëndë shëndetësore e 100 viteve të fundit në Francë. Macron tha gjithashtu se një "valë e dytë" e mundshme prej koronavirusit "do të prekë gjithashtu të rinjtë”.

Gjermani ka regjistruar deri tani 2078 raste të infektuar dhe 3 viktima nga koronavirusi. Në Bavari, nga dita e hënë do mbyllen shkollat, çerdhet dhe kopshtet deri më 3 prill. Para pak ditësh kancelarja gjermane Angela Merkel tha se "ne po përballemi me një sfidë të pa parë ndonjëherë dhe se rreth 70 % e gjermanëve do të infektohen".Merkela u shpreh se përhapja e mëtejshme e epidemisë 'varet nga ne' dhe se “qeveria gjermane do marrë masa drastike për të penguar përhapjen e infeksionit”. Sipas Bild, kancelarja gjithashtu tha se "ngjarjet publike jo thelbësore dhe ato sportive" duhet të anulohen. Sidoqoftë, sipas Ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, Gjermania është më e përgatitur sesa vendet e tjera në përballje me infeksionin sesa vendet e tjera anëtare të BE-së.

Spanja ka identifikuar 2277 persona të infektuar kurse numri i vdekjeve ka shkuar në 55. Qeveria ka vendosur mbylljen e shkollave , universiteteve teatrove, bibliotekave, qendrat kulturore, arsimore dhe sportive në të gjithë vendin të paktën deri më 26 mars. Në kryeqytetin Spanjoll janë regjistruar më shumë se gjysma e infeksioneve dhe sistemi shëndetësor po fillon të arrijë kufirin e tij. Në këto kushte Madridi i ka kërkuar qeverisë të marrë masa më të rrepta për dhjetë ditët e ardhshme

Zvicra ka identifikuar 652 persona të prekur nga infeksioni i koronavirusit kurse numri i viktimave ka shkuar në katër. Autoritetet zvicerane ende nuk e kanë parë të arsyeshme që në këtë fazë fazë të mbyllen shkollat

Britania e Madhe numëron 459 raste me infeksionin e koronavirusit ndërsa numri iviktimave ka shkuar në 8. Qeveria ka vendosur të injektojë në ekonomi rreth 30 miliardë paund në mbështetje të masave që pritet të marrë për emergjencën shëndetësore. Shprehja e kryeministrit britanik Boris Johnson ishte tronditëse kur ai tha se: Shumë familje do të humbasin të dashurit e tyre dhe nuk do jenë në në gjendje të bëjnë asgjë. Britania duket se po ndahet nga pjesa tjetër e Europës. Ndërsa qeveritë në kontinentin e vjetër po marrin masa gjithnjë e më drastike, Londra duket se me fjalët e Johnson po ‘lan duart’ përballë emergjencës së infeksionit nga koronavirusi. Johnson ka pranuar se vendi po përballet me emergjencën e ikoronavirusit teksa në vend numri i të infektuarve tashmë mund të ketë arritur në një mijë por qeveria nuk ka marrë asnjë masë "drakoniane" , biles Johnson është shprehur kjo nuk do të ndryshonte asgjë dhe madje masat mund të ishin kundërproduktive

Austria deri tani ka 361 të infektuar dhe vetëm 1 viktimë. Në kufirin me Italinë, policia monitoron gjithë hyrjet dhe lejon vetëm ata që vërtetojnë se janë të shëndetshëm.Kontrolli kufitar dhe pezullimi i plotë i trafikut hekurudhor me Italinë po bllokojnë rrugë të rëndësishme europiane, siç është ajo italo-gjermane. Austria ndjek politikën e izolimit të Kinës dhe i ka mbyllur kufijtë e saj drejt Italisë. 

Belgjika ka 314 të infektuar dhe 3 viktima. Qeveria ka urdhëruar mbylljen e shkollave, bareve dhe restoranteve si dhe ka pezulluar aktivitetet sportive dhe kulturore.

Greqi deri tani ka identifikuar 99 persona të infektuar dhe 1 vdekje nga koronavirusi. Mediat greke raportojnë se ndër masat qeveritare në përgjigje të epidemisë është burgim deri në tre vjet për ata që thyejnë rregullat dhe kufizimet e autoriteteve shëndetësore kompetente.

Serbia deri tani ka regjistruar 10 raste me koronavuris dhe nuk ka patur asnjë viktimë dhe ka shtuar masat e kontrollit në aeroportin Nicola Tesla

Maqedonia e Veriut deri tani ka 7 raste të testuar pozitiv nga koronavirusi. Qeveria dje ka vendosur që mësimi në shkolla dhe universitete të zhvillohet me orar të reduktuar.

Mali i Zi nuk ka ende të konfirmuar asnjë rast të prekur nga infeksioni i koronavirusit po gjithsesi vazhdon të kontrollojë hyrje-daljet në territor dhe ka shtuar masat e kontrollit në aeropor dhe kufirin tokësorë

Edhe Kosova nuk ka patur raste infeksioni nga Koronavirusi, megjithëse ka kryer disa dhjetra teste kontrolli te personat e dyshuar. Si dhe në Maqedoni, Ministria e Arsimit ka urdhëruar reduktimin e orëve mësimore në shkolla.

Europa Lindore duket se po fiton betejën e saj kundër Koronavirusit gjithashtu falë një disipline të hekurt që duket se i ka rrënjët në të kaluarën e saj nën zgjedhën sovjetike.

Rumania me 49 të infektuar nuk ka hezituar të dënojë me gjoba të gjithë ata persona që shkelin karantinën. Sllovakia krenohet me vetëm gjashtëmbëdhjetë infeksione dhe ka ndaluar hyrjen në vend të të huajve dhe gjobë deri 1600 euro për gjithë shkelësit e ligjit të emergjencës nga koronavirusi. Me mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve deri në fund të marsit, Bratislava ka mbyllur edhe tre aeroportet ndërkombëtare të vendit. Me gati rreth pesëdhjetë infeksione, Polonia ka mbyllur, përveç shkollave, gjithashtu kinematë, bibliotekat dhe teatrot.

Ora 08:53
Koronavirusi, Austria ndjek politikën e izolimit si Kina. Gjermania mbyll shkollat deri më 3 prill, Belgjika edhe baret e restorantet

Austria ka intensifikuar luftën kundër koronavirusit.

Në kufirin me Italinë, policia monitoron gjithë hyrjet dhe lejon vetëm ata që vërtetojnë se janë të shëndetshëm.

Kontrolli kufitar dhe pezullimi i plotë i trafikut hekurudhor me Italinë po bllokojnë rrugë të rëndësishme europiane, siç është ajo italo-gjermane.

Austria ndjek politikën e izolimit të Kinës dhe i ka mbyllur kufijtë e saj drejt Italisë. 

Në Austri deri tani ka 361 të infektuar dhe vetëm 1 viktimë

Ndërkohë Spanja ka regjistruar 3059 të prekur nga koronavirusi kurse viktimat janë 86 kurse Gjermania ka rreth 2745 dhe 6 të vdekur

Gjemania gjithashtu ka vendosur të miratojë masa gjithnjë e më të rënda për të përmirësuar infeksionin. Në Bavari, nga dita e hënë do mbyllen shkollat, çerdhet dhe kopshtet deri më 3 prill. 

Edhe më drastike është Belgjika, e cila së bashku me mbylljen e shkollave ka urdhëruar edhe mbylljen e bareve dhe restoranteve si dhe ka pezulluar aktivitetet sportive dhe kulturore

Ora 08:46
Franca mbyll shkollat ​​dhe universitetet. Macron: Valë e dytë e mundshme e infeksionit mund të prekë të rinjtë

Emmanuel Macron ka deklaruar se nga e hëna Franca do mbyllë shkollat, kopshtet, universitetet dhe shtëpitë e të moshuarve, në tentativë për të frenuar përhapjen e epidemisë nga Koronavirusi.

Presidenti francez tha se kjo është emergjenca më e rëndë shëndetësore e 100 viteve të fundit në Francë.

Macron tha gjithashtu se një "valë e dytë" e mundshme prej koronavirusit "do të prekë gjithashtu të rinjtë”.

Në Francë numri i të infektuarve ka shkuar në rreth 2900 kurse numri i viktimave është rritur në 61.

Ora 08:44
Koronavirusi, pak infeksione dhe zero vdekje, Europa lindore mban larg infeksionin fal masave drastike

Pak infeksione, zero vdekje dhe rregulla shumë të rrepta. Europa Lindore duket se po fiton betejën e saj kundër Koronavirusit gjithashtu falë një disipline të hekurt që duket se i ka rrënjët në të kaluarën e saj nën zgjedhën sovjetike.

Rumania nuk ka hezituar të dënojë rreth njëzet vetë për shkeljen e karantinës.

Sllovakia krenohet me vetëm gjashtëmbëdhjetë infeksione dhe ka ndaluar hyrjen në vend të të huajve dhe gjobë deri 1600 euro për gjithë shkelësit e ligjit të emergjencës nga koronavirusi.

Me mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve deri në fund të marsit, Bratislava ka mbyllur edhe tre aeroportet ndërkombëtare të vendit.

Me gati rreth pesëdhjetë infeksione, Polonia ka mbyllur, përveç shkollave, gjithashtu kinematë, bibliotekat dhe teatrot.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm