TIRANË - Presidenti Ilir Meta priti sot paradite në një takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, për të diskutuar në lidhje me situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë së COVID 19, si dhe efektet e mundshme në ekonominë e vendit dhe në sektorin bankar.
Sipas zyrës së shtypit që zbardhi takimin e thirrur nga Meta, Guvernatori Sejko e informoi Presidentin se gjendja e sektorit bankar vazhdon të jetë likuide dhe e mirëkapitalizuar dhe se janë marrë të gjitha masat për një vazhdimësi normale të aktivitetit operacional me klientët.
“Banka e Shqipërisë është angazhuar për marrjen e vendimeve lehtësuese në interes të komunitetit të biznesit dhe të individëve. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar, efektet e mundshme të saj në ekonominë e vendit dhe disponon instrumentet e nevojshëm në funksion të ruajtjes së parametrave makro-ekonomikë dhe stabilitetit financiar në vend”, - sqaroi Guvernatori Sejko.
Presidenti Meta vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë dhe shprehu besimin se do të merren në kohë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur efektet negative, si në sektorin bankar, ashtu edhe në stabilitetin makro-ekonomik të vendit.
Besojë se do fitojmë duke zbatuar të gjitha rregullat për shëndetin
Përgjigju