Ka ndërruar jetë personi i parë nga pandemia e koronavirusit në Serbi. Viktima është 59-vjeçar serb, ndërsa rasti fatal është konfirmuar edhe nga kryeministrja Ana Brnabic.
"Fatkeqësisht kemi humbur një jetë të parë. Ne do të luftojmë për jetën e çdo personi", tha Brnabic në një konferencë për shtyp, duke shtuar se burri erdhi nga krahina veriore e Serbisë, Vojvodina. Brnabic po ashtu theksoi se 59-vjeçari vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Autoritetet shëndetësore serbe kanë konfirmuar 135 raste të të infektuarve me koronavirus deri më tani, ndërsa tetë prej tyre janë të sëmurë rëndë në spital.