Futbolli në Itali po shkon drejt ndalimit. Pas vendimit të fundit për të luajtur me dyer te mbyllura sërish ka shumë kontestime. Mjaft lojtarë por edhe klube në kategori të ndryshme kanë bërë thirrje që ndeshjet e futbollit të ndalohen.
Së fundmi në Seria B ka ndodhur diçka e paparë në futboll. Lojtarët e ekipit të Pascara-s, ku bën pjesë edhe futbollisti i kombëtares Ledian Memushaj, në ndeshjen me Benevento-n kanë luajtur me maska në fytyrë.
Menaxheri i ekipit të Pescara-s për këtë ngjarje është shprehur: “Të shqetësuar për shëndetin e lojtarëve tanë dhe të kundërhstarëve ne u futëm në fushë me maskë mbrojtëse. Ato do të hiqen vetëm me urdhër të gjyqtarit pasi nuk ky veprim nuk parashikohet në rregullore.”