Në 24 orët e fundit në Itali u raportuan 10.800 raste të reja me COVID-19 nga 77.993 tampone të kryer.
Aktualisht janë 570,458 raste aktive në të gjithë vendin ku 544,562 prej tyre janë karantinuar në shtëpi.
Fatkeqësisht humbën jetën 348 qytetarë të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 75,680.
Gjithashtu është rritur dhe numri i të shëruarve gjatë kësaj periudhe. Këtë të hënë u raportuan 16,206 të shëruar.
Të shtruar në spital janë 23.317 pacientë në total, 2.579 në terapi intensive.