Vijon të mbetet i lartë numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë, ku në 24 orët e fundit raportohet për 752 raste të reja. Po ashtu i lartë mbetet edhe numri i viktimave, ku kanë humbur jetën 14 persona në 24 orët e fundit.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ne Kosovë, viktimat u regjistruan në: Prishtinë 5 raste (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 72 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (66 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 665 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 73983. Numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë është 13666, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 1.858.
Sot ka nisur edhe procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, ku fillimisht, po vaksinohet personeli mjekësor. Më pas do të nis procesi për të moshuarit mbi 80 vjeç dhe një pjese të popullsisë me sëmundje kronike.
Në Kosovë pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza vaksinash kundër COVID-19, deri në maj, nga COVAX. Këto janë pjesë e 100 mijë e 800 dozave të cilat COVAX i ka premtuar Kosovës.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
700 mijë doza përforcuese të vaksinës anti-Covid, Ministrja e Shëndetësisë: Vaksinim i kombinuar në çdo qendër shëndetësore
19 Nëntor 2022, 10:41
-
Kina miraton vaksinën re kundër Covid-19! Merret nga hunda, jo me injektim
5 Shtator 2022, 17:51
-
Del vaksina kundër variantit Omicron! Britania e Madhe, e para që e miraton
15 Gusht 2022, 15:24
-
Rritja e infektimeve me Covid-19, apeli i ministres së Shëndetësisë nga Pogradeci: Vaksinohuni me dozën përforcuese
23 Korrik 2022, 09:55
-
Berisha politikë me vdekjen: Qytetarëve po u bëhen vaksina të skaduara! Ministria: Gënjeshtër
16 Korrik 2022, 15:05
-
Vaksinat ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’ mund të injektohen tek fëmijët duke nisur nga mosha 6 muajsh
17 Qershor 2022, 22:47
-
COVID-19, Komiteti i Ekspertëve: Dozë të katërt vaksine për mbi 60 vjeçarët, hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës, hapen klubet e natës! Nga 1 maji, në kufi jo më vaksinim apo test
26 Prill 2022, 11:03
-
Dështon vaksinimi me detyrim në Gjermani! Projektligji nuk merr shumicën e duhur në Bundestag
7 Prill 2022, 14:28
-
Situata me pandeminë e COVID në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve liron masat! Nuk ka më kufizime për grumbullimet! Lokalet i rikthehen normalitetit
1 Prill 2022, 14:33