Koronavirusi në Shqipëri/ Laçi pa spital, krijohet urgjencë provizore pranë një qendre bamirësie (VIDEO)

LAÇ- Teksa koronavirusi ka prekur edhe Shqipërinë, në qytetin e Laçit vijon të mungojë spitali, pasi godina u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këto kushte urgjenca e improvizuar pranë një qendre bamirësie është vënë në gatishmëri, për të përballuar situatën që mund të krijohet.

Mjeku i Urgjencës Agron Lala thotë se gjatë ditëve të fundit ka patur fluks pacientësh që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencë, por fatmirësisht nuk janë regjistruar raste të dyshuara me koronavirus.

Janë mbi 60 mijë banorë të Kurbinit që kanë ngelur pa shërbim spitalor prej më shumë se 3 muajsh, ndërsa zgjidhja e këtij problemi duket ende larg, pasi godina e spitalit ende nuk është shembur për t'i hapur rrugë rindërtimit.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fitimi: 15/03/2020 01:46

    KINEZET bejne spitale per 1 jave,,kurse ne kemi qytete pa spitale,,asgje nuk ka ketu te paqarte,,qeveria se can tajaren per popullin,,,por edhe i vjedh leket per shendetsine...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?