Nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi epidemia e koronavirusit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, numri i vdekjeve në territorin e Dragoit ka arritur në 427, me rritjen më të madhe që nga fillimi i krizës, 66 kanë humbur jetën në një ditë të vetme kurse numri i të infektuarve u rrit me 3235 njësi, duke kapur shifrën totale 20 636.
Sot në Europë Belgjika ka regjistruar të parin rast të infektuar me koronavirusin e Wuhan. Ndërkohë, dje është regjistruar vdekja e parë në provincën autonome të Hong Kongut, ku ka patur protesta të mjekëve për mbylljen e kufijve me Kinën kontinentale. Ish kolonia britanike u prek rëndë nga epidemia e Sars e vitit 2003, ku u regjistruan 299 vdekje nga afro 800 në total.
Nëse bilanci i viktimave po përkeqësohet, pritej që ritmi i përhapjes të ngadalësohej ndërsa epidemia ende nuk e ka arritur pikun e saj. Disa modele parashikuese thonë se kjo do të jetë brenda javës tjetër. Për momentin, pjesa dërrmuese e rasteve mbeten të përqendruara në provincën e Hubei që tashmë ndodhet në karantinë: të gjitha vdekjet e regjistruara në Kinë dje ishin nga krahina ku shpërtheu koronavirusi.
Izolimi nga koronavirusi ka filluar edhe në dy qytete në provincën lindore kineze të Zhejiang, në Taizhou dhe Hangzhou me 9 milionë banorë, përfshirë zonën ku ka selinë gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba. Sipas autoriteteve lokale, vetëm një person për familje do të lejohet të dalë një herë në dy ditë për të blerë gjërat themelore të nevojshme.
Për momentin jashtë Kinës janë 152 persona të infektuar. Numri i njerëzve që po shërohen dhe po lënë spitalet po rritet dhe ka shkuar në, 669.
Dje, Presidenti kinez Xi Jinping kryesoi një takim të drejtuesve të Partisë Komuniste, duke kërcënuar me ndëshkime zyrtarët që nuk janë të përkushtuar në kontrollimin e epidemisë.
Viktima e parë në Hong Kong është e dyta jashtë Kinës kontinentale. Në ish-koloninë Britanike, masat për të përballuar virusin janë bërë gjithashtu objekt i një beteje të ashpër politike. Që prej ditës së djeshme, një bashkim i mjekëve ka shpallur grevë të përgjithshme duke kërkuar nga qeveria lokale e Carrie Lam të mbyllë kufijtë me Kinën. Greva po krijon mosmarrëveshje serioze. Ditët e fundit kontaktet me vendin e dragoit bëhen vrtëm përmes dy urave të mëdha me qytetet Shenzhen dhe Macau, plus aeroportin ndërkombëtar, por një numër të reduktuar të fluturimeve.
Sot Republika Çeke gjithashtu ka ndaluar fluturimet drejt dhe nga Kina, duke u bashkuar me Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Finlandën, Indonezinë, Shtetet e Bashkuara, Australinë dhe Singaporin.
Europianët e fundit që morrën dritën e gjelbër për t'u kthyer në vendet e origjinës tani do tju duhet të qëndrojnë në karantinë për të paktën dy javë, sa dhe është periudha e inkubacionit.
Në Itali për momentin 19 persona mbeten të shtruar në spitalin e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive Lazzaro Spallanzani në Romë.
Kina po përpiqet të përballojë emergjencën me një organizim të paparë teksa qindra mjekë ushtarakë kanë mbërritur në Wuhan, zemra e epidemisë, për të lehtësuar barrën nëpër spitale. Në dhjetë ditë, qyteti ndërtoi nga zero një qendër të re të specializuar në trajtimin e virusit dhe ka nisur punën për një të dytë.
Metropoli industrial mbetet i blinduar por të paktën mund të mbështetet në solidaritetin e pjesës tjetër të Kinës
Ndërkohë, gjithnjë e më shumë vende po mbyllin lidhjet ajrore me Kinën. Pas Italisë, SHBA dhe disa vendeve të tjera sot ishte rradha e Emirateve të Bashkuara.
Deri tani 46 kompani kanë pezulluar fluturimet drejt dhe nga Kina. Ditët e fundit, Pekini ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që, përkundër këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetit, kanë aplikuar kufizime të udhëtimit.
Ndërkohë Japonia ka vendosur në karantinë një anije me 3.500 njerëz në bord pasi një pasagjer 80-vjeçar u testua pozitiv për koronavirusin kinez. 2500 pasagjerët dhë 1000 anëtarët e ekuipazhit janë bllokuar në portin e Yokohama.
Ndërsa bota është duke kërkuar një vaksinë kundër koronavirusit të ri, shkencëtarët francezë kanë propozuar 3 metoda sulmi ndaj këtij infeksioni të ri, kryesisht të mbështetura te përdorimi i medikamenteve anti-HIV.
Ndërkohë, disa ekipe shkencëtarësh në SHBA, Australi, Kinë, Itali dhe Francë po punojnë për krijimin e vaksinës, por veçmas nga njëri tjetri. Tatyana Golikova, Zëvendëskryeministrja Ruse pranon se shkencëtarët po punojnë ethshëm në laboratorët shtetëror.
Disa shkencëtarë italianë të Kampusit Bio-Mjekësor të Universitetit të Romës, ditët e fundit kanë identifikuar mutacionin e proteinës virale që lejonte speciet të sulmojnë njerëzit.
Dhe ndërsa në Europë rastet e të infektuarve me koronavirusin e ri po rriten, shkalla e rritjes mbetet shumë e kufizuar dhe, siç konfirmohet nga autoritetet shëndetësore gjatë seancave dëgjimore në Parlamentin Europian, rreziqet e një epidemie të plotë në lulëzim në Europë janë mjaft të ulta.
"Unë nuk jam një virus, unë jam qenie njerëzore, më çlironi nga paragjykimet". Këto janë fjalët që Massimiliano, një djalë italo-kinez që është rritur në Itali, shkruajti në një tabelë kartoni, me të cilën ai udhëtoi në Firence.
Masssimiliano u ndal në sheshet dhe rrugët e qendrës historike dhe shumë kalimtarë ndaluan ta përqafojnë.
Ai zgjodhi një mënyrë të thjeshtë por dhe efikase për të thënë se në këtë botë të gjithë jemi të barabartë dhe mbi të gjithë shokë në të njëjtin udhëtim të quajtur Jeta.
Pas shumë lajmeve për diskriminimet dhe paragjykimet në të gjithë botën ndaj komunitetit kinez, Massimiliano dëshironte të eksperimentonte. Megjithatë paragjykimi është ende diku aty në ajër.
"Largohuni nga virusi por jo nga njerëzit, paragjykimi është nëna e injorancës".
Autoritetet britanike dhe franceze u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të largohen nga Kina, ndërsa Gjermania u sugjeroi gjermanëve të përgatiten për t’u thyer në shtëpi jo vetëm për rrezikun e infeksionit të koronavirusit, por edhe për "kufizimet në rritje të fluturimeve dhe udhëtimeve me tren, gjë që më vonë mund ta bënte të pamundur largimin e tyre.
Shkarkohet për neglizhencë drejtuesi i Kryqit të Kuq në Hubei
Në Kinë kanë filluar të priten ‘Kokat e para’ për epideminë e koronavirusit.
Drejtuesi i Kryqi i Kuq në Hubei u pushua nga puna me akuzën e pakujdesisë në lidhje me përhapjen e koronavirusit.
Zhang Qin, së bashku me drejtuesit e tjerë, dyshohet se keqmenaxhuan fondet dhe materialet e shpërndara për të përmirësuar epideminë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, numri i vdekjeve në territorin e Dragoit ka arritur në 427, me rritjen më të madhe që nga fillimi i krizës, 66 kanë humbur jetën në një ditë të vetme kurse numri i të infektuarve u rrit me 3235 njësi, duke kapur shifrën totale 20 636.
Britania e Madhe sekuencon gjenomin e koronavirusit dhe futet në garën për të ndaluar përhapjen e tij duke nisur dhe kërkimet për prodhimin e vaksinës.
‘Public Health England’ pretendon se ka siguruar "informacion të vlefshëm për çdo mutacion të virusit me kalimin e kohës dhe për të siguruar një kuptim më të mirë të përhapjes së virusit".
Ende ka shumë gjëra që nuk dihen rreth koronavirusit të Wuhan dhe shkencëtarët në mbarë botën po nxitojnë të mbledhin të dhëna dhe të zhvillojnë vaksinën apo mënyra të tjera të trajtimit të sëmundjes.
Zyrtarët shëndetësorë në Tajlandë kanë thënë se po trajtojnë një pacient me një kombinim të ilaçeve HIV dhe gripit, ndërsa një kompani biofarmaceutike po punon për të parë nëse ilaçet antivirale të përdorura për të trajtuar Ebola mund të luftojnë gjithashtu simptomat e koronavirusit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, numri i vdekjeve në territorin e Dragoit ka arritur në 427, me rritjen më të madhe që nga fillimi i krizës, 66 kanë humbur jetën në një ditë të vetme kurse numri i të infektuarve u rrit me 3235 njësi, duke kapur shifrën totale 20 636.
Pier Luigi Lopalco, profesor i higjenës në Universitetin e Pizës dhe specialist në fushën e viruseve dhe epidemiologjisë në Itali, thotë se numri i të infektuarve nga koronavirusi i Wuhan është i falsifikuar dhe mund të jetë rreth 150 mijë.
"Merrni të dhënat e fundit mbi numrin e të infektuarve, shumëzojeni atë me 10 dhe do të keni një përafrim të asaj që po ndodh në Kinë: 150 mijë raste.
“Por, sado kontradiktore mund të duket – thotë Lopalco në analizën e tij - është absurde që njerëzit të pushtohen nga psikoza. Numrat kanë logjikë nëntokësore që shpesh na befasojnë ”, shpjegon ai në një intervistë me gazetën italiane 'La Stampa'.
“A është serioze emergjenca në Kinë? Ka shumë numra dhe imazhe në dispozicion, me shkallë të ndryshme të besueshmërisë. Numri i viktimave, para së gjithash. Ka nga ata që vdesin në spitale, ka nga ata që vdesin në shtëpi por ka dhe nga ata që nuk raportohen të vdekur. E dyta: ka raportime serioze të atyre që janë shtruar në spital, por a jemi të sigurt që janë vetëm ata? Spitali Wuhan është i ‘ngopur’ me pacientë dhe për këtë arsye edhe janë ndërtuar dy spitale të tjerë. E treta: ka forma më të buta infeksioni, të cilat i shpëtojnë numërimit. Kjo është arsyeja pse është e arsyeshme të mbështetemi në simulimet përmes modeleve matematikore".
"Numri i 2% i vdekshmërisë? Do të ishte më e saktë të flasim për vdekshmëri. Tani thonë që është 2%, që do të thotë se dy viktima për 100 të infektuar, por, nëse e zgjerojmë bazën me 10, përqindja e vdekshmërisë duhet të jetë 0.2%, pa marrë parasysh dhe në konsideratë të gjithë ata që vdesin në shtëpi dhe nuk janë të regjistruar. Psikoza tregon sesi truri ynë nuk përpunon në mënyrë racionale numrin e të infektuarve. Nga ana tjetër, është e gabuar të përdorësh paternalizëm dhe t'i trajtosh qytetarët si fëmijë budallenj. shkencëtarët duhet të shpjegojnë rrezikun dhe problemet, "përfundon Lopalco.
Epidemia vdekjeprurëse e koronavirusit që është përhapur nga Kina ende nuk përbën një "pandemi", ka deklaruar sot Organizata Botërore e Shëndetit.
Sylvie Briand, kreu i departamentit të OBSH pranoi përhapjen e shpejtë të transmetimit të virusit në Hubei, por gjithashtu vlerësoi mënyrën se si reaguan autoritetet kineze pas shpërthimin e epidemisë, duke ngjallur shpresë se bota mund të "shpëtoj nga ky virus".
Briand theksoi gjithashtu rëndësinë e trajtimit të thashethemeve të pabazuara dhe lajmeve Fake.
"Kur përballemi me një epidemi, shpejt vërejmë se përveç epidemisë së sëmundjes, kemi edhe epidemi informacioni. Dhe kjo është ajo që ne e quajmë "infodemi ", tha ai.
"Dhe kështu kemi kuptuar me kalimin e kohës se kjo pandemi informacioni mund të pengojë zbatimin efektiv të kundërmasave."
Ndërkohë nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi epidemia e koronavirusit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, numri i vdekjeve në territorin e Dragoit ka arritur në 427, me rritjen më të madhe që nga fillimi i krizës, 66 kanë humbur jetën në një ditë të vetme kurse numri i të infektuarve u rrit me 3235 njësi, duke kapur shifrën totale 20 636.
Numri i vdekjeve nga epidemia e koronavirusit vazhdon të rritet dhe, bashkë me të, shqetësimi global për shpërthimin që filloi në qytetin e Wuhan, në Kinë.
Këto imazhe nga Azia dhe Europa tregojnë se si ka filluar punë makina globale e kontrollit, biosigurisë dhe dezinfektimit.
Por fotografitë tregojnë edhe rritjen e psikozës popullore, e cila duket në rradhët e gjata për blerjen e maska për fytyrën, pajisjeve të tjera mbrojtëse e deri te protestat për mbylljen e kufijve.
Në Korenë e Jugut rastet e konfirmuara deri më tani kanë qenë 15, dhe 90 persona gjenden në karantinë.
Filipinet raportuan vdekjen e parë të koronavirusit jashtë Kinës kontinentale më 2 shkurt. Një ditë më pas, Pekini përsëriti kërkesën urgjente për pajisje mjekësore dhe maska kirurgjikale.
Më 2 shkurt, një aeroplan i dytë evakuoi nga Wuhan 250 francezë ndërkohë që 65 prej tyre filluan një periudhë 14 ditore karantine në jug të Francës.
Personat e zhvendosur nga Wuhan po mbahen nën vëzhgim në të gjitha shtetet që kanë evakuuar qytetarët e tyre nga Kina.
Ndërkohë nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi epidemia e koronavirusit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, numri i vdekjeve në territorin e Dragoit ka arritur në 427, me rritjen më të madhe që nga fillimi i krizës, 66 kanë humbur jetën në një ditë të vetme kurse numri i të infektuarve u rrit me 3235 njësi, duke kapur shifrën totale 20 636.
Gjykatat kineze kanë zbritur në terren për të “frenuar” emergjencën e koronavirusit.
Në veçanti, Gjykata e Lartë ‘Heilongjiang’ ka parashikuar deri në 15 vjet burg për ata që përhapin “thashetheme” për epideminë duke rrezikuar shkatërrimin e rendit si dhe denim me vdekje për ata që dalin hapur me qellim përhapjen e koronavirusit dhe në fund, është planifikuar deri në 7 vjet burg për ata që refuzojnë karantinën.
Sipas “South Morning Post”, nuk është e qartë se çfarë nënkuptohet me “përhapjen me qëllim të virusit”.
Ndërkohë nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi epidemia e koronavirusit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, numri i vdekjeve në territorin e Dragoit ka arritur në 427, me rritjen më të madhe që nga fillimi i krizës, 66 kanë humbur jetën në një ditë të vetme kurse numri i të infektuarve u rrit me 3235 njësi, duke kapur shifrën totale 20 636.
wuhan-coronavirus-doctor-bed-exlarge-169.jpg" style="height:438px; width:780px" />
Mjeku okulist, që nga shumë është krahasuar me Kasandrën për shkak se ishte i pari që dha alarmin për shpërthimin e epidemisë në qytetin e Wuhan, dje është shtuar në spitalin e ri të ndërtuar në qytetin ku ‘lindi vdekja’ pasi u konstatua i infektuar me koronavirusin e ri kinez.
Më 30 dhjetor, Li Wenliang nuk kishte plotësisht të drejtë kur tha se sëmundja misterioze që ishte përhapur në Wuhan ishte Sars. Por mjeku as nuk ishte plotësisht gabim sepse virusi i ri nuk ishte thjesht kalimtar siç u kishin thënë autoritetet lokale qytetarëve.
Pasi kishin postuar mesazhet e tyre të alarmit, Li dhe shtatë kolegët e tij u thirrën nga policia lokale për të "pirë çaj" dhe u qortuan ashpër për "mashtrimet" që po përhapnin në lidhje me virusin.
Tani Li Wenliang, së bashku me shtatë kolegët që kishin paralajmëruar miqtë dhe të njohurit, "mbroni familjet tuaja", është bërë një simbol.
Sot, një muaj më vonë, autoritetet e Wuhan kanë pranuar se informacioni i shpërndarë mbi epideminë nuk ka qenë maahtrim dhe Gjykata Supreme zyrtarisht shpalli të pafajshëm Li dhe kolegët e tij.
Okulisti Li jo vetëm u rehabilitua, por diçka më shumë. Në sytë e shumë qytetarëve kinezë, të cilët po shfaqen këto ditë të zemëruar me qeverinë qëndrore, ai është bërë një lloj heroi tragjik. Njeriu që përpiqet tju tregojë të gjithëve të vërtetën, të vërtetën që regjimi, sipas këndvështrimit të njerëzve, nuk e sheh, injoron apo fsheh.
Epidemia e Sars e vitit 2003 gjithashtu kishte një Kasandër të ngjashme, emri i tij është Jiang Yanyong. Doktori, një anëtar i Partisë Komuniste, denoncoi përmes një letre se si qeveria kineze me qëllim po zvogëlonte alarmin e infeksionit.
Kur letra e tij përfundoi në duart e mediave të huaja, historia u përhap, duke shkaktuar dorëheqjen e kryebashkiakut të Pekinit dhe duke detyruar Kinën zyrtare të jepte njoftimet e para të vërteta për seriozitetin e emergjencës. Nëse koronavirusi i ri kinez nuk u shndërrua në një pandemi, ne i detyrohemi edhe atij.