Gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së koronavirus, nuk do të mund t’i pengojë qytetarët të paguajnë detyrimet e tyre. OSHEE iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të paguajnë faturën e tyre të dritave online, përmes aplikacioneve bankare ose e-albania. Në rast pamundësie përmes metodave on-line, përmes një njoftimi OSHEE bën me dije se sportelet e saj janë hapur çdo ditë nga ora 07:00 - 13:00. Faturat mund të paguhen edhe në sportelet e postës, bankave dhe transferimit të parave.
“Pagesa e faturës mund të bëhet online përmes
Web oshee.al
Aplikacioneve bankare
e-albania
Mjafton të regjistroheni duke futur të dhënat e sakta që kërkohen
Gjithashtu, sportelet tona janë hapur çdo ditë 07:00 - 13:00
Mund të përdorni edhe sportelet e postës, bankave dhe transferimit të parave”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
Shpejt pensionista, mesoni te perdorni internetin. Po dolet e pesuat
Përgjigju