Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 19,154 raste të reja me koronavirus. Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve 93 persona nuk e kanë fituar betejën me COVID.
Prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 2,129,153 raste me COVID, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 24,507.
Sipas raportimeve, 95.1% kishin sëmundje bashkëshoqëruese dhe shumica prej tyre ishin mbi 70 vjeç.
Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 396 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2236 janë të lidhura me persona të infektuar.
Komento