'Koronavirusi po zhduket', përfaqësuesja e OBSH-së: Nuk do të ketë një valë të dytë

Koronavirusi do ta ketë vështirësi të mbijetojë. Në këtë përfundim ka dalë doktoresha spanjolle Maria Neira, drejtoresha e shëndetit publik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 

"Shpejtësia e infektimit është ulur kaq shumë, sa virusi do ta ketë të vështirë të mbijetojë", shprehet Neira.

Por ajo thekson se ‘duhet të jemi të kujdesshëm për të dalë në konkluzion se ky është fundi i koronavirusit, por të dhënat e fundit na tregojnë se rastet pozitive janë ulur ndjeshëm.'  
Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se ‘njerëzit nuk duhet të kenë paranoja, as të heqin dorë nga kujdesi dhe të relaksohen, por të bashkëjetojnë me sëmundjet infektive’.  

Doktoresha Neira nuk beson se virusi do të rikthehet përsëri. 

"Kemi studiuar shumë modele që na tregojnë se nuk do të kemi një valë të dytë të pandemisë dhe nga ana tjetër njerëzimi është përgatitur shumë mirë në të gjitha fushat. Nuk duhet të bëjmë shumë parashikime pasi javët e ardhshme do të jenë domethënëse, me hapjen që kemi bërë do të shohim si do të sillet virusi, shpresojmë që të mos kemi vatra që riaktivizohen, do jetë një betejë e përditshme. Pas dy tre javësh do të bëjmë një bilanc dhe nëse do të jetë e nevojshme do të korrigjojmë diçka", tha ajo.

E.D./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Klubet paralajmërojnë protesta! A jeni dakord me vendimin e Ligës së Futbollit për të përshkallëzuar bojkotin?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Bjellorusi/ Opozita nis krijimin e ‘qeverisë në hije’! Tsikhanouskaya: Vendi po zhytet edhe më shumë në krizë