OBSH: Rriten me 30-fish infektimet me fruth në Evropë

OBSH: Rriten me 30-fish infektimet me fruth në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas një raporti të fundit, thotë se ka një rritje alarmante 30-fish të rasteve të fruthit në Evropë gjatë vitit 2023. OBSH paralajmëron se rastet janë në rritje dhe nevojiten masa urgjente për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

“Më shumë se 30,000 njerëz u infektuan në 2023, krahasuar me 941 gjatë gjithë vitit 2022”, sipas raportit më të fundit, raporton BBC.

OBSH beson se këtë shifra kanë ardhur si rezultat i më pak fëmijëve që janë vaksinuar kundër sëmundjes gjatë pandemisë Covid.

Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thanë javën e kaluar se një shpërthim i fruthit shumë ngjitës në West Midlands mund të përhapet me shpejtësi edhe në qytete të tjera me shkallë të ulët vaksinimi.

Miliona prindër dhe kujdestarë po kontaktohen dhe u kërkohet të caktojnë një takim për të siguruar që fëmijët e tyre të vaksinohen plotësisht kundër fruthit

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024