Koronavirusi prish planet e dasmës së vitit, të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Koronavirusi prish planet e dasmës së vitit, të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer dhe Alex

Pas propozimit të mrekullueshëm për martesë, dyshja e famshme Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez kishin plane të martoheshin këtë vit.

Por për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19,  Lopez ka zbuluar se planet janë anulluar për dasmën për momentin.

Ylli i filmit “Hustlers, tha se ata nuk kanë caktuar një datë për ditën e tyre të veçantë për shkak të pasigurisë aktuale globale në lidhje me pandeminë.

“Në fakt, ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave apo ndonjë gjëje të tillë”, u shpreh JLo.

Ellen gjithashtu e pyeti se si JLo dhe Alex po kujdesen për fëmijët e tyre që po mësojnë online. Alex ka dy vajza nga një lidhje e kaluar Natasha, 15, dhe Ella, 11, ndërsa Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maximilian, 12 vjeç.

“Unë i ndihmoj për detyrat e shtëpisë”, rrëfeu nëna e dy fëmijëve gjatë intervistës që u regjistrua jashtë shtëpisë së saj në Miami, aty po kalon ditët e karantinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja