Koronavirusi 'pushton' burgun e Beratit! Infektohen 5 policë e 2 të dënuar

Koronavirusi 'pushton' burgun e Beratit! Infektohen 5 policë e 2 të dënuar

Burgu i Beratit

Numri i të infektuarve me koronavirus në burgun e Beratit është rritur. Përveç punonjësve të policisë dhe të gardianëve, virusi ka prekur edhe të burgosurit.

Mësohet se janë infektuar 5 policë të regjimit të brendshëm dhe atij të sigurisë.

Edhe 2 të burgosur kanë rezultuar pozitiv me COVID. Infektimi i të burgosurve ka shtuar frikën dhe panikun mes të gjithë të burgosurve dhe stafit të këtij institucioni.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë raportuar 637 raste të reja me koronavirus duke pësuar kështu një ulje të lehtë të numrit të të infektuarve.

Ndërsa kanë humbur jetën 12 persona të tjerë, mes tyre dhe një ish-mësues i Edukimit Fizik Gëzim Muskaj.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?