Koronavirusi/ Rriten masat e sigurisë në Kukës, Sarandë, Durrës! Qytetarët: S'e njohim frikën, s'besojmë se do përhapet në Shqipëri

Koronavirusi/ Rriten masat e sigurisë në Kukës, Sarandë, Durrës! Qytetarët: S'e njohim frikën, s'besojmë se do përhapet në Shqipëri

Masa për kontrollin ndaj koronavirusit janë marrë edhe në Portin e Sarandës, aty ku mbërrijnë pasagjerët nga vende të ndryshme të botës nëpërmjet aeroportit të Korfuzit. Mjekët bëjnë kontrollin me termometër elektronik ndërsa për pasagjerët që vijnë nga Kina bëhët kontroll më i imtësishëm.

Specialistja e Shëndetit Publik, Zhulieta Këndezi është shprehur se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast shqetësues.

"Presim anijen, komunikojmë me kapitenin për shëndetin e ekuipazhin dhe të pasagjerëve. Në radhë të parë i pyesim marrim listën nëse ka nga vendet aziatike, nëse s'ka këta që janë kontrollohen me termometrin elektronik. Nësa ka një rast të dyshuar thërrasim ambulancën, kalon nga urgjenca merren kampionet e gjakur dhe vijon andej më tej", u shpreh Këndezi

Koronavirusi Kinez ka vënë në lëvizje edhe strukturat e shëndetësisë dhe të prefekturës Kukës. Fadil Morina, Drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës është shprehur se është ngritur një grup pune për masat ndaj virusit në doganën e Morinës.

"Dhe ne kemi marrë masa duke caktuar një punonjës për ndjekjen e sëmundjeve infektive. Të gjithë udhëtarët do të intervistohet, janë të pajisur dhe me termometrin dixhital dhe në rast se do të konstatojmë do vendoset në karantinë", tha Morina

Ndërkohë në doganën e Morinit ka nisur kontrolli i udhëtarëve posaçërisht të atyre që vijnë nga Kina. Punonjës të kësaj njësie vendore po pyesin të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj në lidhje me lëvizjet e tyre duke kontrolluar edhe termometër elektronik. Në rast dyshimi për dikë të prekur nga virusi i ushtrohet një ekzaminimi më të thellë në repartin infektiv të spitalit të Kukësit.

"Janë marrë të gjitha masat e nevojshme në rritje të survejancës në lidhje me të gjitha sëmundje, në veçanti të koronavirusit, ne kemi sjellë specialist në pikën e Morinit për të monitoruar situatën", u shpreh shefja e Epidemologjisë, Duraku. 

Disa udhëtarë të pyetur nëse kanë frikë nga përhapja e virusit kinez në vendin tonë ata shprehen se jo.

"S'e njohim frikën"

S'besoj se do përhapet dhe në Shqipëri", thonë ca qytetarë.

Koronavirusi i ri është përhapur në 21 vende në të gjithë botën, me 7.814 raste të konfirmuara dhe 170 vdekje deri më tani.


Lajmi kryesor:

Shtohen masat në doganë! 10 turistë kinezë kontrollohen në Hanin e Hotit dhe Morinë, por dalin të pastër, qytetarët: S'kemi frikë nga koronavirusi (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja